16-18 qershorstërvitja e KFOR"Nëpër tërë Kosovën"
PRISHTINE-Një stërvitje e forcave manovruese të KFOR-it nga 16 deri me 18 qershor do të zhvillohet në rajonin e përgjegjësisë së KFOR-it, përfshirë kufijtë dhe vijat kufitare.
Të gjitha "Battle Grupet" shumëkombëshe nën komandën e KFOR it do të jenë pjesë e skenarit të trajnimit operativ, thuhet në një njoftim nga selia e KF0R-it. Kjo stërvitje është pjesë e një cikli të trajnimeve që ka për qëllim të vazhdojë të ngrisë interoperabilitetin e KFOR-it dhe aftësitë për të reaguar ndaj çfarëdo skenari.
Siç theksohet, kjo stërvitje nuk është përgjigje kundër, ose pregatitje për cfardo situate si të vazhdueshme apo e pritur në Kosovë. KFOR-i në mënyrë rutinore zhvillon stërvitje të përbashkëta për të demostruar se KFOR-i është i vendosur dhe i aftë të zbarkojë forca në mënyre efektive kur të jetë e nevojshme si pjesë e përkushtimit për të parandaluar çfarëdo dhune ose trazire për të mbajtë një ambient të qetë dhe të sigurtë si dhe liri të lëvizjes.
Të gjitha automjetet do të jenë të shënuara me mbishkrimin "KFOR" dhe të gjithë ushtarët do të mbajnë bexha të KFOR-it. Qytetarët luten që të jenë të kujdesshëm derisa trupat janë në aksion.
(e.n/qik/BalkanWeb)