INTERPOL shpalltë zhdukur EduardBelegun
TIRANE- Zyra ndërkombetare e Interpolit shpall të zhdukur Eduard Belegun, ish këshilltarin e ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti.
Në faqen zyrtare të Interpolit, Belegu rezulton i zhdukur që në 24 mars të këtij viti kur mësohet se ka kontaktuar për herë të fundit me të afërmit e tij.
Shpallja si i zhdukur ndërkombëtar është bërë pasi nga hetimet e policisë dhe prokurorisë nuk është gjetur asnjë gjurmë jete.
Zhdukja e tij po hetohet nga një grup hetimor i krimeve të rënda. Burime nga ky i fundit thonë se janë disa pista që mund të kenë cuar në zhdukjen e Belegut. Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë rrëmbimi të mundshëm, largimi me dëshirë nga banesa por dhe për shkak të ndonjë konflikti të mundshëm me ndonjë person tjetër, cka e ka detyruar Belegun të zhduket pa lënë gjurmë.
47 vjecari ish drejtuesi i DARFOS është arrestuar nëntorin e vitit të kaluar për vjedhje me anë të shfrytëzimit të detyrës por u lirua nga Gjykata e Lartë dhe pas saj ai paraqitej në polici një herë në javë.
(e.n/news24/BalkanWeb)