Fokus/E ardhmja e SHBA-ve në 14 ide
Në numrin e saj të fundit, revista “Atlantic Monthly” liston “tendencat intelektuale” që po ndryshojnë Amerikën, të cilat listohen nga rënia e mitit liberal të Obamës e deri tek numri më i lartë i diplomave për femrat
“Atlantic Monthly” është një revistë amerikane shumë e rëndësishme politike dhe aktualiteti, sepse ka një skuadër të pasur bashkëpunëtorësh dhe opinionistësh që shpesh herë janë epiqendra e gjurmimeve të ideve amerikane. Këtë muaj - ashtu si gjatë viteve të kaluara - kanë zgjedhur 15 persona me një inteligjencë të rafinuar dhe i ka vënë në punë për të identifikuar “tendencat intelektuale” që po rriten në Amerikë, si dhe idetë më të reja që do t’i japin drejtim pritshmërisë.
1. Fundi i burrave - Në fillim të 2010-s, femrat janë bërë për të parën herë më të shumtë sesa meshkujt në fuqinë punëtore amerikane. Këtë vit do të kemi tre femra të diplomuara në dy meshkuj.
2. Amerika në vend të dytë - James Fallows shpjegon ndryshimin e sjelljeve në vendin që është ndjerë gjithmonë i pari, krahasuar me rritjen ekonomike të Kinës. Duke u ndjerë të dytët, ndjesia mund të jetë shumë e rrezikshme dhe tregon shumë për një gjendje të re shpirtërore.
3. Fundi i mërzisë - Teknologjitë e reja e kanë vrarë mërzinë, dhe kjo nuk është vetëm një lajm i mirë. Asnjëri nuk ëndërron më me syhapur.
4. Fuqia për të thënë jo - Mbaroi koha e gjetjes së zgjidhjeve në mënyrë bi-partizane dhe zgjidhje që të kënaqë të dy palët. Zgjedhja e Obamës, në vend që të afronte më shumë komunitete ndër-kulturore, ka bërë të kundërtën duke risjellë kundërshtimet e paragjykimeve raciale. Edhe pse politika është quajtur gjithmonë arti i kompromisit, demokracia - sipas Michael Kinsley - është pragmatizmi për të mbajtur premtimet: po apo jo?
5. Turra e idiotësisë - Sipas Jeffrey Goldberg, gabimet e bëra nga kompania më e famshme amerikane në fushën financiare Goldman Sachs dëfteu që ata të cilët përkufizoheshin si të uriturit por gjeni të financës, dolën në pah si të uritur por aspak si gjeni. Por edhe leshkot nuk do të jenë më të sigurt se do të mund t’ia dalin.
6. “The kinds aren’t all right” - është citimi i grupit muzikor “WHO” që nevojitet për të theksuar fenomenin e dembelizmit në SHBA. Gjithmonë e më shumë të rinj të papunë, nuk studiojnë, por qëndrojnë në shtëpinë e prindërve edhe përtej moshës 20 vjeç, çka është jonormale për SHBA-të.
7. Informacioni do të jetë me pagesë - është një tjetër citim i “Information wants to be free”, një slogan i libertinëve të rrjetit - për të theksuar atë që sot nuk është në një linjë me mendimin dominant, ose të paktën me një tendencë e re të botës editoriale: rimendimin, për arsye të biznesit në krizë, të idesë së përmbajtjeve falas dhe gjetjen e mënyrës për një sistem me pagesë për lajmet.
8. Deficiti ka rëndësi - Në vitin 2002, Dick Cheney deklaroi se “deficiti nuk ka rëndësi” dhe kjo ishte e vërtetë. Por gjithsesi, nuk duhet ta ekzagjerojmë, sepse vjen momenti kur ekonomitë kërkojnë llogarinë. Ato kohë, siç tregon rasti i Greqisë, kanë ardhur.
9. Kisha katolike ka vdekur - Jo, sigurisht nuk mundet të vdesë. Ajo ka pasur shumë halle edhe në shekujt e kaluar. Por për një pjesë të botës, flitet për një Kishë me abuzime. Fund.
10. është triumfi i lirisë së fjalës - Gjykata Supreme ka dhënë sentenca të rëndësishme në këtë sens, por jo aq sa ka dhënë rrjeti i internetit dhe Google. Të shohim se si do të jetë në të ardhmen.
11. Obama nuk është një Liberal - Që të ishte një ekstremist i së majtës ishte shpresa e shumë mbështetësve të tij, por edhe shpresa e shumë prej armiqve të tij. Por nuk është kështu. Obama është një pragmatist serioz, që ka dëshpëruar shumë majtistë.
12. Dalja në pah e avionëve pa pilotë - ose siç janë të quajtur në gjuhën ushtarake “Drone”. Deri pak kohësh ishin vetëm fanta-shkencë, kurse tani janë një instrument shumë efikas dhe i sigurt për luftërat amerikane.
13. Mësuesit janë bërë si koka turku - Njëherë e një kohë mësuesit dhe sindikata ishin të fortë aq sa të bllokonin çdo tentativë reforme në shkollat amerikane, kurse sot janë kaq të dobësuara në pozicionet e tyre saqë janë bërë viktima të inspektorëve e politikanëve, të çdo ndërhyrjeje shtetërore në shkolla. Por opinioni i gazetës amerikane “New York Times” bën pyetjen a do të mjaftojë?
14. është shumë e lehtë të jesh ambientalist - Të gjitha ndërmarrjet tona të vogla ambientaliste dhe shtëpiake rrezikojnë të ngrenë një stad tjetër ndërgjegjeje individuale aq sa të na bëjë të harrojmë sakrificat e mëdha kolektive për të përmirësuar konditat e planetit.