Si kaloi nata e parë pas "kiametit"
Dita e hënë ishte e lodhshme dhe e tensionuar për të gjithë banorët e zonës rreth epiqendrës së tërmetit. Por askush nuk uronte ardhjen e mbrëmjes, sepse ajo nuk do të sillte aspak çlodhje, por të kundërtën.
Si brodhën nëpër zyra komunash dhe e panë se s‘ishin ç‘të shpresonin prej andej, burrat nisën të bënin plane për natën. Askush nuk e shkonte nëpër mend të hynte në shtëpi, përfshi edhe ata me banesa të reja e të forta që nuk pësuan asnjë grimë plasaritjeje të dielën.
Ne dolëm pas orës 22:00 për të parë ç‘po ndodhte me ata njerëz që në drekë i lamë me shpresë se do të ndihmoheshin nga autoritetet vendore për të kaluar natën në mënyrë pak më komode se natën e kiametit.
U nisëm për në Boçevë, te shtëpitë e vëllezërve Kaci, të cilët përveç dëmeve materiale, kishin pasur edhe një të plagosur. Kjo duhet të ishte normalisht një nga familjet që do të ndihmohej e para, sepse shtëpia nuk kishte nevojë për ekspertë për t‘u kuptuar se ishte e pabanueshme dhe fakti që një nga gratë përfundoi në spital, ua kishte shtuar frikën familjarëve.
Ashtu siç nuk donim, por e prisnim, i gjetëm të gjithë në oborr. Gratë dhe fëmijët ishin sistemuar në dy makina, të parkuara larg mureve. Burrat qëndronin jashtë. Shtëpitë ishin të kyçura.
Askush nuk kishte shkuar te Kacët përveç gazetarëve lokalë dhe atyre të ardhur nga Tirana. "As na ka ardhur njeri të na thotë ç‘do bëhet. Ta kishim një çadër, do të ishte mirë, se është ftohtë, por nuk kemi ç‘të bëjmë", thotë Ramazani, gruaja e të cilit ndodhej ende në spitalin e Peshkopisë.
Burri nxjerr çelësat nga brezi dhe na prin drejt shtëpisë, që për pak u mori jetën. Në të gjitha dhomat suvaja ka rënë përdhe, bashkë me kondicionerët e çdo gjë tjetër të varur në mur. Dëmi më i madh është bërë në dhomën ku flinin burrë e grua. "Këto pita i ranë gruas përsipër. Për fat të mirë nuk e goditën në kokë, se do kishte mbetur e vdekur", thotë Ramazani, duke treguar tullat prej balte që kanë mbuluar krejt shtratin.
Fatmirësisht, gruaja nuk kishte pasur dëmtime serioze, por vetëm shembje. Problem tani ishte nata dhe netët në vazhdim. Fëmijët e vegjël nuk mund të flenë gjatë nëpër makina, por edhe për të rriturit nuk është e lehtë, sepse moti po ftoh. I lëmë aty Kacët, që edhe në ato kushte mundohen të respektojnë kodet e mikpritjes.
Në kthim fillova t‘i vija re makinat e parkuara pranë shtëpive, që i kishin xhamat të veshur me avull nga brenda. Ishin njësoj si makinat në oborrin e Kacëve, sepse kishin njerëz që flinin brenda. Iliri, i cili na shoqëroi në "inspektimin" tonë, e kishte shtëpinë krejt të re e të paprekur nga tërmeti, por edhe ai e kishte sistemuar familjen nëpër makina e në një kasolle në oborr. Ai nuk donte të na linte ta merrnim rrugën e kthimit për Tiranë natën, por gjendej në një situatë që s‘mund ta kishte imagjinuar kurrë. Na ftoi të flinim në shtëpinë e tij, por kjo s‘kishte kuptim, sepse as ai vetë nuk do të flinte në shtëpi, sepse nata mund të kishte lëkundje të tjera.
Në kthim morëm rrugën e Zerqanit. Në Zall Sopot, pasi lamë pas Rrugën e Arbrit, na tërhoqi vëmendjen një zjarr i ndezur. Një familje e tërë ishte mbledhur rreth atij zjarri. I zoti i shtëpisë, që doli e na dha dorën, kishte ende pluhur suvaje në kokë. "Unë hyra në shtëpi, se nuk po duroja dot më kështu, por sa u shtriva, një lëkundje tjetër tërmeti rrëzoi copat e suvasë që më ranë në kokë. Dola me vrap dhe nuk hyj më brenda", thotë burri. Ndërsa mundohet të saktësojë orarin e lëkundjeve të fundit, që duhet të kenë qenë rreth 5 minuta pas mesnatës së të hënës, nga e majta dëgjojmë një zë: "O gazetarë, na sillni ndonjë çadër bre se nuk rrihet kështu". Nuk i kishim vënë re fare, vetëm dy metra në të majtën tonë, katër njerëz ishin shtrirë në bar me dyshekë e me jorganë.
I lamë atje jashtë, me urimin standard "Qoftë me kaq!" dhe vijuam rrugën të prekur thellë, jo se ata njerëz ishin për të ardhur keq, por sepse ishin krejt të braktisur në hallin e tyre.