Kontestimi i zgjedhjeve, PS nis përgatitjet për protestat
Partia Socialiste intensifikon qëndrimet për plotësimin e kushteve në Parlament. Kreu në detyrë i kësaj force politike, Edi Rama, bëri të ditur dje se kontaktet me qytetarët do të jenë më të shpeshta për të gjetur në këtë mënyrë format demokratike të reagimit, pa përjashtuar edhe protestat.
Kreu socialist, Edi Rama, pritet që të nisë një tur, ku veç takimeve me karakter elektoral për shkak të zgjedhjeve të 26 shtatorit, ai do të shpjegojë para bazës socialiste vendimin për bojkotin e Parlamentit, si dhe kushtet për kthimin në sallë.
Burimet nga selia rozë bëjnë të ditur se takimi i parë do të zhvillohet në Elbasan për të vijuar në qytete të tjera të vendit. Në një komunikim me mediat, kreu i PS-së iu rikthye kushteve të bojkotit të Parlamentit, duke shprehur gatishmërinë e grupit parlamentar socialist për të shkuar në sallën e seancave që në momentin që qeveria do të lejojë hetimin e pavarur të zgjedhjeve.
"Të gjitha mjetet demokratike janë në dispozicionin e çdokujt që kërkon të ngrejë kauzën e tij dhe për më tepër të opozitës që nuk do të kursejë veten dhe asnjë mjet për ta bërë këtë kauzë një kauzë që dëgjohet, një kauzë që shikohet dhe kuptohet qartë edhe nga ata që nuk duan të dëgjojnë, shikojnë dhe kuptojnë sot", u shpreh Rama. Kreu socialist bëri me dije se është diskutuar bashkërisht për atë çka do të jetë aksioni politik i PS-së, i cili fillon me kushtëzimin e Kuvendit, por pa asnjë dyshim nuk mbaron këtu. "Përkundrazi do të shtrihet edhe në aspekte të tjera", deklaroi Rama. Kryetari i Partisë Socialiste komentoi konstituimin e Parlamentit dhe më tej krijimin e qeverisë së re. Sakaq, ai vuri një shenjë barazimi mes qeverisë iraniane dhe asaj shqiptare, ku ka ministra që janë nën hetim. "Sali Berisha bashkë me Ilir Metën, mbajnë peng të kyçura në errësirë kutitë e votimit, ndërkohë që skërmiten përpara opinionit publik, duke qenë madje krenar që po i japin jetë një qeverie që është shprehja më e shëmtuar e deformimeve të gjithë këtyre viteve dhe që dje mori edhe një prapashtesë tjetër", tha Rama. Duke përfshirë, sipas tij ministër një person që është ende në gjykim për një krim shtetëror dhe duke u bërë simotër e qeverisë iraniane, se ka edhe ajo një ministër në kërkim apo gjykim. Sipas Ramës, Sali Berisha i trembet hapjes së kutive, sepse aty fshihet e vërteta, ndërsa vuri në dukje se PS nuk po kërkon që të ndryshojë rezultatin në tavolinë, por përmes zbardhjes së të vërtetës. "Jemi në hapjen e një sezoni politik që do të diktohet nga një qeveri dhe një qeverisje që do të jetë shëmbëlltyra më e shëmtuar e kundërvajtjes me interesat e njerëzve dhe këtë të gjithë do ta shihni, hap pas hapi, sepse mbi të gjitha është një qeveri dhe një qeverisje e lindur mbi një krim zgjedhor", vërejti Rama. PS vendosi përfundimisht të bojkotojë Kuvendin duke shpallur një sërë kushtesh për kthimin në Parlament. Ideja e protestave është paralajmëruar nga Rama qysh një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare në fund të muajit korrik, duke e renditur si një formë demokratike të protestës ndaj krimit zgjedhor.