Pushteti vendor: Nuk ka çadra për të gjithë të dëmtuarit
Në ditën e dytë pas rënies së tërmetit që tronditi fort fshatrat në komunat Gjoricë, Shupenzë, Ostren, Zerqan, Fushë-Bulqizë dhe Bashkinë Bulqizë, ende nuk vërehen masa të marra nga pushtetarët vendorë dhe qeveria në dobi të familjeve të dëmtuara. Dje u rikthyem në Komunën e Shupenzës, rreth 1 kilometër larg fshatit Gjoricë, të po kësaj komune, që ishte edhe epiqendra e tërmetit të së dielës.
Ndryshe nga dita e hënë, kur në derën e hyrjes së kësaj komune dy punonjëse të saj njoftonin se komuna ishte e mbyllur pasi punonjësit e saj kishin dalë në terren për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, dje komuna ishte e hapur, por ende copërat e suvatimeve të rëna nga lëkundjet nuk ishin pastruar.
Njerëzit hallexhinj, të cilëve u ishin dëmtuar shtëpitë dhe flinin jashtë tyre në natyrë, vinin për të kërkuar ndihmë tek kryetari i komunës, Moiz Llani. Sipas kryetarit, mësohet se janë ngritur pesë grupe pune në përbërje të të cilëve janë kryepleqtë e fshatrave të shoqëruar nga një ose dy punonjës të komunës, të cilët do të shkojnë shtëpi më shtëpi.
"Deri më tani, tha kryetari, paraprakisht nga listat e ardhura rezultojnë 150 shtëpi të dëmtuara tërësisht, pra që janë aktualisht të pabanueshme. Ndërsa 800 shtëpi të tjera janë të dëmtuara pjesërisht. Nga 150 çadra që nevojiten për strehimin momental të banorëve të dëmtuar, kanë ardhur nga qeveria vetëm 30 të tilla ose 20 për qind të planit total të tyre. Presim furnizimin tjetër, gjë për të cilën kemi bërë kërkesë pranë qeverisë për t‘u furnizuar me kontingjentin e nevojshëm të çadrave, por deri më tani nuk ka ardhur gjë".
Kështu rreth 750 banorëve të mbetur të pastrehë nga dëmtimi i shtëpive, u është dashur që edhe natën e së martës ta kalojnë në natyrë, të mbuluar me plastmasë ose pranë zjarreve të ndezura në oborret e shtëpive të tyre të dëmtuara.
Ndërkohë, sipas kryetarit të Komunës Shupenzë, një pjesë e banorëve të mbetur pa shtëpi janë sistemuar te të afërmit e tyre. Kryetari Llani bën me dije se deri më tani në këtë komunë nuk ka ardhur asnjë kontingjent me ndihma ushqimore.
Ditën e hënë, para se në Gjoricë të ulej helikopteri i Kryeministrit Berisha, atje u ul një helikopter me ndihma ushqimore nga emergjencat civile, por siç duket ato ndihma ushqimore, nuk kanë mjaftuar për t‘u ofruar qoftë edhe një kilogram makarona, oriz, apo sheqer, banorëve të Gjoricës, e jo më të mjaftonte për fshatra dhe komuna të tjera.
Në një situatë të tillë, nisur edhe nga fakti se lëkundjet e tokës, edhe pse me intensitet të dobët kanë vazhduar edhe gjatë natës së të hënës dhe së martës, duket qartë se njerëzit do të vazhdojnë të qëndrojnë jashtë edhe për disa net të tjera.