Haan: “Suedia, jo kundërshtari më i fortë”
Autori i Lajmit: red.
Tri ditë stërvitje me katër seanca stërvitore intensive me kuqezinjtë i kanë mjaftuar trajnerit holandez Ari Han, një prej 11 teknikëve “portokalli” që drejtojnë skuadra kombëtare në gjithë botën nga Shqipëria e deri te Antilet Holandeze, të ndërtojë në mendjen e tij 90 për qind të formacionit që do të hedhë në fushë kundër Suedisë. Kjo është premiera e tij e parë zyrtare me Shqipërinë pas dy miqësoreve (një e humbur me Poloninë e një e fituar me Lihtenshtejnin), por dhe ballafaqimi i parë i kuqezinjve në fushatën kualifikuese të Botërorit të vitit 2010, aktivitet ku marrim pjesë që nga eliminatoret e vitit 1966. Shqipëria kishte atëherë në grup Zvicrën, Holandën e Irlandën e Veriut, duke dalë e fundit në grupin 5, me vetëm një barazim me Irlandën e Veriut (1-1), duke i hequr edhe mundësinë kësaj të fundit të merrte pjesë në finalet e zhvilluara në Angli. Trajneri Haan është i vetëdijshëm për forcën e futbollit suedez, e për më tepër njeh karakteristikat e verdhebluve nordikë, por edhe për punën që duhet të bëjnë lojtarët në dy ditët e mbetura stërvitore deri në ndeshjen kundër Suedisë, më 6 shtator 2008 në mitikun “Qemal Stafa”, atje ku Shqipëria është mundur zyrtarisht 2-1 në ballafaqimin e parë me nordikët në eliminatoret e “Italia 1990” (gol i Ylli Shehut) e ka fituar po 2-1 miqësoren e 18 shkurtit 2004, nën drejtimin e Hans Peter Brigelit (gola të Ervin Skelës e Adrian Aliajt). Trajneri 59-vjeçar - mbush 60, më 16 nëntor - foli hapur me gazetarët për Shqipërinë që do të hedhë në fushë, por dhe për problemet që ka hasur.
Tri ditë stërvitje intensive, besojmë se e keni përvijuar virtualisht Shqipërinë kundër Suedisë?
Jam i kënaqur me punën, por filozofia ime është e ndryshme me atë futboll që ka luajtur Shqipëria më parë. Kjo do të thotë që për momentin unë si trajner duhet të përshtatem, pasi më mungon edhe koha për të vënë në jetë këtë filozofi. Po përpiqem që futbollistët tanë nga ana individuale të njohin më mirë rolin e tyre në fushim, pa harruar faktin se ne duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Kjo do të thotë që Shqipëria nuk do të luajë ndryshe nga ajo që ka luajtur më parë.
Pas testit të lehtë me Lihtenshtejnin dy javë më parë, ku shfaqët edhe nota pakënaqësie, tani vjen ballafaqimi zyrtar, kundër një Suedie që vjen shumë ambicioze në Tiranë.
Suedia nuk është kundërshtari i parë më i fortë për Shqipërinë, pasi ajo është në një grup shumë të fortë. E dimë se kemi një grup shumë të vështirë. Do të përpiqemi që ndeshjen e parë ta mbyllim me avantazhin tonë, pra me rezultat pozitiv, pavarësisht se dimë se do të jetë shumë e vështirë.
Në grumbullimin e fundit në Durrës në kuadër të ndeshjes kundër Lihtenshtejnit deklaruat se nuk u ndjetë shumë rehat me kushtet e stërvitjes, duke zgjedhur, pas thuajse pesë vjetësh, që nga viti 2003 (atëherë ishte Dosena e më pas vazhduan edhe Brigel e Bariç), jo rezidencën e Durrësit, por Tiranën e fushat stërvitore të kryeqytetit. Sa ju ka vlejtur ky ndryshim?
Për sa i përket stërvitjes, duhet të theksoj se ka ndryshim të madh. Ju e dini se kundër Lihtenshtejnit ne zhvilluam vetëm një seancë stërvitore, pasi dhe kushtet ishin të vështira. Tashmë pas ndeshjeve me Poloninë e Lihtenshtejnin, por edhe me grumbullimet në Gjermani e Shqipëri, i njihni më mirë lojtarët edhe individualisht. Lojtarët janë duke zhvilluar një stërvitje serioze, por nga ana tjetër duhen edhe të rriten akoma. Për fat të mirë, kemi edhe dy-tri ditë kohë.
Kush do ta mbulojë Zlatan Ibrahimoviçin nga mbrojtësit?
Po, mirë. Është natyrshëm një pyetje që na shqetëson të gjithë. Unë tashmë e kam 90 për qind ekipin në kokë, kështu që kam gjetur edhe lojtarin, i cili do ta bëjë edhe këtë detyrë. Është pak herët për të thënë emrin se kush do ta mbulojë direkt. Ne e dimë se ai është lojtari më i rrezikshëm. Golat shënohen së fundi, o nga ai, ose nga sulmuesi tjetër (Henrik) Larsoni. Unë jam i bindur se këta dy lojtarë mund të bllokohen e të dalin jashtë roli. Janë të eliminueshëm.
Si keni menduar për ta përballuar Suedinë?
Ne do të reflektojmë për të ndërtuar edhe një sistem loje enkas për të neutralizuar sulmuesit suedezë. Duhet të dini se në ndeshjen e fundit, Suedia ka aplikuar një sistem të ri të lojës: 3-5-2. Me këtë sistem të tyre të lojës duhet të përshtasim edhe ne lojën tonë, teksa mund të kthehen gjatë lojës edhe në sistemin e tyrë të vjetër. Me sistemin e ri ata e humbën ndeshjen (2-3 ndaj Francës në Suedi.
Cila ishte përshtypja juaj për Besart Berishën, i cili grumbullohet për herë të parë nga ju?
Unë e kam parë dy herë atë. Është pak herët për të nxjerrë një përfundim. Dje kam zhvilluar personalisht një bisedë të gjatë me të, e kam nevojë për pak kohë për të nxjerrë edhe një vlerësim të plotë. Unë i kam thënë se çfarë unë pres prej tij. Ai bën diçka ndryshe nga sa luhet sot futbolli. Ai luan një mënyrë, që realisht nuk është në filozofinë time. Për këtë qëllim edhe kam folur me të në mënyrë private.
Ky lajm është publikuar: 04/09/2008