Tuberkulozi, shenjat dalluese dhe pasojat e sëmundjes
Autori i Lajmit: red.
Tuberkulozi parësor prek lobet e poshtme, sepse bacilet e tuberkulozit depozitohen atje gjatë marrjes frymë. Zakonisht është josimptomatik. Në grafi të gjoksit shihet nodula e kalcifikuar në vendin e infeksionit parësor dhe nyjet limfatike hilare të kalcifikuara. Ndërkohë, tuberkulozi dytësor prek lobet e sipërme, sepse atje ka më shumë oksigjen; bacileve të tuberkulozit u pëlqen oksigjeni. Shenjat/simptomat janë ethe me temperaturë jo të lartë, djersë gjatë natës, humbje peshe, kollë, hemoptizi. Faktorët rrezikues janë HIV, burgu, të qenit i pastrehë, kequshqyerja.
Një nga format e tuberkulozit është tuberkulozi miliar. Nga përhapja e bacileve të tuberkulozit nëpërmjet gjakut preket shpesh mëlçia, shpretka, kockat, veshkat, perikardi, meningjet. Zakonisht shihet në pacientët me mungesa imune. Sindromat klasike janë sëmundja Pott- tuberkuloz i vertebrave që shkakton frakturë kompresive (shtypje) të një ose disa vertebrave. Bacili i tuberkulozit shkakton edhe gastroenterit dhe kolit me diare të theksuar. (pra, sëmundje të stomakut dhe zorrëve).
Diagnostikimi
Prova Mantoux (PPD) konsiderohet pozitive nëse në vendin e injektimit pas 48 orësh gunga është mbi 15 mm. Në njerëzit që janë në rrezik infektimi nga TB (te ky grup përfshihen edhe mjekët dhe studentët e mjekësisë), gunga është mbi 10 mm. Në njerëzit që janë të infektuar nga virusi HIV ose në ata që kanë kontakt me të sëmurët me tuberkuloz, gunga është mbi 5 mm. Prova Mantoux negative nuk e përjashton mundësinë e tuberkulozit:
Pacienti mund të jetë anergjik (gjë jo e rrallë në pacientët me SIDA-AIDS); injeksioni i njëkohshëm i një kontrolli ndihmon për zbulimin e alergjisë. Edhe nëse pacienti nuk është alergjik, në 50% të rasteve të TB të diseminuar, në momentin e paraqitjes te mjeku prova Mantoux mund të jetë negative (dhe bëhet pozitive më pas). Grafia e gjoksit tregon se mund të shihet kompleksi Ghon. Mund të shihen kavitete e nodula, sidomos në apeks të mushkërisë. Analiza mikroskopike (ngjyrosje me metodën Ziehl-Nielsen) mund ta vendosë diagnozën shpejt e shpejt, por ka sensitivitet të ulët. Kultura ka sensitivitet më të lartë, por do 6-8 javë. Materiali gjenetik i bacilit mund të zbulohet shpejt me sonda ADN-je Biopsia e mëlçisë bëhet nëse dyshohet për TB miliar.
Trajtimi
Profilaksia:Në USA rekomandohet që t i bëhet profilaksi me izoniazid për 1 vit të gjithë atyre që bëhen Mantoux pozitivë nën moshën 35 vjeç. Izoniazidi është hepatotoksik; mbi 35 vjeç i jepet izoniazid vetëm atyre, që janë në rrezik infektimi (atyre që kanë HIV, mangësi imune, kontakt të afërt me të sëmurët me TB). Në tuberkulozin aktiv përdoret kombinim barnash: rifampin; isoniazid; pyrazinamide; ethambutol; streptomycin. Izoniazidi shkakton neuropati; shkakton neurit optik; streptomicina si gjithë aminoglukozidet shkakton ototoksicitet dhe dëmtim të veshkave.
Ky lajm është publikuar: 04/09/2008