Ke pneumoni, bëj një herë analizat e AIDS!
Autori i Lajmit: red.
Pneumonia është inflamacion i cipës mushkërore. Pneumonia klasifikohet në disa forma: Pneumoni jashtëspitalore dhe spitalore, tipike dhe jotipike. Pneumonia jashtëspitalore prek njerëzit që nuk janë të shtruar në spital ose që nuk jetojnë në azile ose institucione të ngjashme. Nëse pneumonia fillon pasi pacienti shtrohet në spital, ajo quhet pneumoni spitalore (pneumoni nozokomiale): Që të quhet nozokomiale, pneumonia duhet të fillojë pas 48 orësh shtrimi në spital. Flora bakteriale e pneumonisë nozokomiale është më rezistente ndaj antibiotikëve.
Ndërkohë, ka edhe një pneumoni aspirative, ku shkaktare është flora bakteriale e gojës. Pneumonia tipike është akute, me temperaturë të lartë, kollë, sputum purulent, dhe mundet të ketë edhe dhimbje pleuritike (pleura-cipa që preket). Pneumonia jotipike fillon më ngadalë, me kollë të thatë, dhimbje koke, dhimbje të muskujve, lodhje, dhimbje të fytit, pështjellim e të vjella, diarre.
Ekzaminimi fizik
Me stetoskop mund të dëgjohen kërkëllima (rale) për shkak të pranisë të eksudatit në bronkiole; mund të dëgjohet shndërrim i tingujve alveolarë në tinguj bronkialë dhe rritje e përcjellshmërisë së tingujve, për shkak të konsolidimit të indit mushkëror; mund të vihet re mungesë e tingujve të frymëmarrjes në rast se ka efuzion pleural.
Analizat
Pacientëve u rekomandohet të bëjnë këto analiza: Grafi anteroposteriore dhe laterale e gjoksit. Grafia e gjoksit është e nevojshme për të vendosur diagnozën dhe për të dalluar pneumoninë nga bronkiti; Analizë e qelizave të gjakut, analizë e kreatininës, glukozës, elektroliteve dhe analizë e enzimave të mëlçisë. Po ashtu, analizë për virusin HIV (virusi i SIDAs), sidomos për moshat 15-54 vjeç. Analiza e oksigjenit në gjak: analizë e gjakut arterial ose oksimetër gishti. Analizat mikrobiologjike nga ana tjetër kanë një qëllim të trefishtë: Përcaktimi i mikroorganizmit shkaktar të pneumonisë dhe trajtimi me antibiotikët përkatës; Ndjekja dhe parandalimi i përhapjes të mikrobeve; Rritja e njohurive mbi shkaktarët e pneumonisë.
Para fillimit të trajtimit me antibiotikë, duhet të merren 2 kultura të gjakut dhe duhet të bëhet analizë mikroskopike + kulturë e sputumit. Duhen bërë 3 kultura të sputumit në 3 ditë të ndryshme, nëse dyshohet se shkaktar i pneumonisë është tuberkulozi. Legionella mund të zbulohet nëpërmjet serologjisë të urinës ose me kulturë.
Cilët pacientë duhen shtruar në spital
Nëse pacienti me pneumoni ka probleme edhe me veshkat, zemrën, ka presion të ulët, çrregullime elektrolitike, hipoksemi, etj., pacienti duhet shtruar në spital. Sipas rezultateve të studimit të quajtur PORT, pacientët me pneumoni ndahen në 5 klasa. Klasat I dhe II zakonisht nuk ka nevojë të shtrohen, klasat IV dhe V duhet të shtrohen, dhe klasa III mund të ketë nevojë të shtrohet ose jo. Klasifikimi në 5 klasa bëhet në 2 hapa: Në hapin e parë, nqs pacientët janë nën 50 vjeç dhe nuk kanë sëmundje të mëlçisë, sëmundje kongjestive të zemrës, sëmundje cerebrovaskulare, sëmundje të veshkave, ose kancer; dhe nqs pulsi, frymëmarrja, temperatura, dhe presioni i gjakut janë normale ose janë jo shumë anormale; dhe nqs pacientët nuk kanë konfuzion, atëherë këta pacientë futen në klasën I. Hapi i dytë: Pacientët që nuk u futën në klasën I në hapin e parë, futen në klasat II - V sipas pikëve që marrin.
Sëmundjet e mushkërive, ku dallohet bronkiti akut nga astma
Sëmundja obstruktive kronike përfshin emfizemën dhe bronkitin kronik. Sëmundja obstruktive kronike është zakonisht rezultat i pirjes të duhanit
Emfizema
Emfizema është shkatërrim i mureve alveolare, zmadhim i hapësirave alveolare, pakësim i sipërfaqes së difuzionit. Duhani është shkaktari numër 1 i emfizemës; mungesa e alfa-1-antitripsinës është një shkak tjetër i emfizemës. Shenjat/simptomat janë hiperventilim (që të rritet frymëmarrja mbi normat , gjoksi si fuçi, pakësim i tingujve mushkërorë, frymëmarrje me buzët e mbledhura. Grafia e gjoksit tregon zmadhim të mushkërive, pakësim të vijëzimeve mushkërore, shtim të ajrit, ulje të diafragmës. Diagnoza vendoset klinikisht. Trajtimi fillon me ndalimin e duhanit. Dhe duhet dhënë oksigjen. Pacienti mban pompën gjithmonë me vete. Bronkodilatorët dhe steroidet janë trajtues për keqësimet akute.
Bronkiti kronik
Përkufizohet si prodhim gëlbaze në shumicën e ditëve për të paktën 3 muaj, për të paktën 2 vjet njëri pas tjetrit. Shenjat/simptomat ngjajnë një pjesë me emfizemën; hipoksi, hiperventilim, pakësim i tingujve mushkërorë; hipoksia është më e theksuar se në emfizemë; hipertension pulmonar, zmadhim i ventrikulit të djathtë, fryrje e venave të qafës, hepatomegali. Diagnoza vendoset klinikisht, konfirmohet me biopsi; në biopsi shihet rritje e indeksit Reid (shtresa e gjendrave zë të paktën gjysmën e trashësisë së murit bronkial
Trajtimi bëhet njësoj si i emfizemës; përdorimi i antibiotikëve është i diskutueshëm.
Astma
Hipereaktivitet i bronkeve, bronko-ngushtim i rikthyeshëm si pasojë e tkurrjes të muskulaturës së lëmuar bronkiale. Zakonisht sëmundja tek fëmijët vetëshërohet rreth moshës 12 vjeç; astma mund të fillojë edhe në mosha të rritura. Shenjat/simptomat janë zhurma karakteristike fishkëlluese në frymënxjerrje. Bronkodilatorët i përmirësojnë ose i zhdukin këto zhurma. FEV1 rritet të paktën 10% pas marrjes të bronkodilatorëve. Komplikimi kryesor është status asthmaticus; mund të shkaktojë vdekje.
Trajtimi: Albuterol (beta-2 agonist i shpejtë) për episodet akute; Salmeterol dhe fluticasone dy herë në ditë për kontroll dhe parandalim të simptomave; salmeteroli është beta-2 agonist i ngadaltë dhe me veprim afatgjatë; fluticasoni është kortikosteroid që qëndron në mushkëri dhe nuk përthithet në gjak. Steroidë për episodet akute. Intubim nëse lind nevoja. Barnat e reja (p.sh., anti-leukotrienet dhe stabilizuesit e mastociteve) nuk janë më të mira, sesa salmeteroli dhe fluticasoni për kontrollin dhe parandalimin e simptomave
Bronkiektazia
Eshtë zgjerim anormal i bronkiolave, shpesh si pasojë e fibrozës cistike, infeksioneve kronike, ose obstruksioneve (nga ndonjë tumor, etj). Shenjat/simptomat janë erë e keqe e frymës të nxjerrë, sputum purulent, hemoptizi. Radiologjiai tregon bronket e zgjeruara, duken si shina hekurudhe në grafi të gjoksit; në CT të mushkërive shihen zgjerimet e bronkeve. Diagnoza vihet radiologjikisht + klinikisht. Trajtimi bëhet me oksigjen, pacienti mban bombulën gjithmonë me vete. Antibiotikë dhe transplant janë të tjera mënyra trajtimi.
Ky lajm është publikuar: 04/09/2008