Hapen programet e ciklit të dytë të studimeve
Autori i Lajmit: red.
Celen programet e reja të studimit, të ciklit të dytë pranë Universitetit të Tiranës, Universitetit Politeknik dhe Universitetit të Kamzës. Dje qeveria miratoi vendimet përkatëse për hapjen e programeve të studimit të nivelit të dytë për vitin Akademik 2008-2009. Në mbështetje të nenit 100 te Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave u vendos të hapen këto programe studimi (degë studimi) si më poshtë:
Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës
Në këtë fakultet çelen këto degë: Programi i studimit “Biologji mjedisore”; “Biologji molekulare”; “Fizikë”; Programi i studimit “Bioteknologji molekulare dhe industriale”; Programi i studimit “Kimia industriale dhe mjedisore” dhe Programi i studimit “Inxhinieria e proceseve kimike”. Në përfundim të secilës prej tyre studentit do t i lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND me titullin e programit përkatës.
Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja
Tek Gjuhët e Huaja, niveli i dytë i studimeve do të vijojë me programe të specifikuara në këtë mënyrë: Programi i studimit “Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor e turistik”; Programi i studimit “Përkthim teknik-letrar dhe interpretim”; Programin e studimit “Gjuhësi”, me dy profile:1) Gjuhësi e sotme; 2) Gjuhësi historike. Në përfundim të çdo programi, do të lëshohen diplomat e mëposhtme diplomat përkatëse të nivelit të dytë, DND:
Në Fakultetin Histori- Filologji
Programet apo degët e çelura për studentët që kanë mbaruar ciklin e parë 3-vjeçar të studimeve janë: Programi i studimit “Histori”, në përfundim të të cilit lëshohet, diplomë e nivelit të dytë, DND, në histori;
Programi i studimit “Arkeologji”, në përfundim të të cilit lëshohet, diplomë e nivelit të dytë, DND, në arkeologji; Programi i studimit “Trashëgimi kulturore”, në përfundim të të cilit lëshohet, diplomë e nivelit të dytë, DND, në trashëgimi kulturore; Programi i studimit “Marrëdhënie ndërkombëtare”, në përfundim të të cilit lëshohet, diplomë e nivelit të dytë, DND, në marrëdhënie ndërkombëtare; Programi i studimit “Gazetari”, me profile:
- Marrëdhënie publike;
- Gazetari evropiane dhe ndërkombëtare;
- Komunikimi ndërkulturor;
- Marketing mediatik;
- Drejtimi dhe menaxhimi i mediave.
Në Fakultetin e Shkencave Sociale
Për vitin akademik 2008-2009 çelet Programi i studimit “Përkatësi gjinore dhe zhvillim”, në përfundim të të cilit lëshohet, diplomë e nivelit të dytë, DND, në përkatësi gjinore dhe zhvillim.
Programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe zgjatja normale e tyre është dy vite. Këto programe studimi të fillojnë veprimtarinë mësimore, në vitin akademik 2008-2009.
Në Universitetin Politeknik të Tiranës
Për vitin akademik 2008-2009 në këtë universitet do të ketë programe të nivelit të dytë të studimit në dy Fakultetet e tij; Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike,
Në Fakutletin e Inxhinierisë Elektrike
Celet programi i studimit “Inxhinieri elektrike”, me dy profile: Automatizimi i industrisë dhe Energjetikë.
Në përfundim të këtij programi do të lëshohen diplomat e mëposhtme: Diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri elektrike, profili automatizimi i industrisë; Diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri elektrike, profili energjetik.
Në Fakultetin e Inxhineirisë Mekanike
do të hapet për herë të parë programi i ciklit të dytë të studimit “Inxhinieri mekanike”, me tri profile:
Energjetikë; Konstruksion makinash dhe mjete lëvizëse; Prodhim dhe menaxhim industrial.
Në përfundim të këtij programi do të lëshohen diplomat përkatëse
Një tjetër program studimi do të jetë ai i studimit “Inxhinieri materiale”, me dy profile: Materiale;
Metalurgji dhe fonderi. Edhe në përfundim të këtyre programeve studentët do të pajisen me diploma DND
Programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe zgjatja normale e tyre është dy vite.
Këto programe studimi fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2008-2009.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2008, miratuar për Universitetin Politeknik të Tiranës.
Programet e studimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës
Hapen programet “Inxhinieri Agrare” dhe “Inxhinieri Agromjedisi” me 7 profile
7 degë të reja do të çelen edhe në Universitetin Bujqësor të Kamzës. Edhe këtu bëhet fjalë për nivelin e dytë të studimeve me kohë të plotë. Këshilli i Ministrave ka vendosur dje hapjen e programeve të mëposhtme të studimit të ciklit të dytë, sipas fakulteteve:
Në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit
Hapet programi i studimit “Inxhinieri agrare”, me 5 profile: Hortikulturë; Mbrojtja e bimëve;
Prodhimi bimor; Zootekni; Akuakulturë. Në përfundim të secilit cikël, studentët do të pajisen me diplomat e nivelit të dytë (DND) në inxhinieri agrare, specifikuar edhe me profilin që ata kanë ndjekur:
Konkretisht; diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri agrare, me profil hortikulturë; Diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri agrare, me profil mbrojtja e bimëve; Diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri agrare, me profil prodhimi bimor; Diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri agrare, me profil zootekni; Diplomë e nivelit të dytë, DND në inxhinieri agrare, me profil akuakulturë.
Programi tjetër është “Inxhinieri agromjedisi”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri agromjedisi.
Në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit
Për studentët që kanë mbaruar nivelin e parë të studimeve në këtë fakultet dhe që interesohen për të ndjekur një cikël të dytë studimesh, çelet programi i studimit “Inxhinieri agroushqimore”, me dy profile: vreshtari-enologji; teknologji agroushqimore. Në përfundim të këtij programi do të lëshohen diplomat e mëposhtme:
Diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri agroushqimore, me profil vreshtari-enologji; Diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri agroushqimore, me profil teknologji agroushqimore.
Si të gjitha programet e mësipërme të studimeve të ciklit të dytë, edhe këto realizohen me 120 kredite dhe zgjatja normale e tyre është dy vite.
Shkollat profesionale, sivjet vitet e para, për nxënësit e vonuar
Këtë vit nuk do të aplikohen kritere pranimi me përjashtim të shkollave të profilit kulturor
Të rinjtë që kanë përfunduar arsimin e detyruar (dikur 8-Vjeçar) dhe nuk kanë ndjekur asnjë shkollë tjetër gjatë këtyre viteve, do të pranohen në shkollat profesionale pa konkurs. Rasti i tyre është një përjashtim i rregullit, pasi këtë vit në shkollat e mesme nuk do të ketë vite të para, për shkak se nxënësit që mbaruan klasën e tetë do të kalojnë në klasën “premierë”, të 9-tën.
Ministria e Arsimit ka vendosur që këta nxënës, meqenëse kanë humbur disa vjet pa shkollë, të mos humbasin asnjë vit më tepër dhe të futen që këtë shtator në shkollat profesionale. Por sakaq, MASH pohon se kriteret e pranimit nuk do të hiqen në mënyrë përfundimtare dhe se ato do të rikthehen vitin e ardhshëm.
Por disa prej shkollave profesionale që kanë të bëjnë me aftësi të veçanta si Shkolla e Futbollit “Loro Boriçi”, licetë artistikë etj, aktualisht drejtoritë Arsimore të Rretheve si dhe ajo e kryeqytetit po përcaktojnë kriteret e pranimit në to. Specialistë të MASH kanë pohuar gjithashtu se nxënësit që kanë ndërprerë vazhdimin e shkollave të mesme, do të pranohen në shkollat profesionale pavarësisht nga mosha e tyre. Priten të përcaktohen në ditët në viji, profilet ku ata do të kenë mundësi të studiojnë.
Në të gjithë vendin janë të hapura 70 shkolla tekniko–profesionale dhe social-kulturore me 45 profile (degë).
Ky lajm është publikuar: 04/09/2008