Rektori Kule: Vitin tjetër, kritere seleksionuese
Autori i Lajmit: red.
Matura shtetërore dhe rezultatet e saj nuk do të jenë të kriteret e vetme për të ndjekur studimet e larta në degët e dëshiruara të universitetit shtetëror të Tiranës. Por, këtu është fjala për kandidatët për studentë për vitin e ardhshëm akademik.
Madje, qysh këtë vit, ishte kërkuar që të aplikoheshin kriteret seleksionuese nga departamentet dhe dekanatet e Universitetit të Tiranës, por koha e paraqitjes së tyre zyrtarisht, ishte e vonuar. Vitin e tjetër, fakultetet pritet të vendosin kritere seleksionuese për të rritur cilësinë e pranimeve në auditoret e tyre. Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule u ka kërkuar fakulteteve që të sjellin kriteret që ato do të donin të aplikonin, pasi në të kundërt, nëse nuk i sjellin që tani, do të kalojë edhe një vit tjetër në pamundësi të aplikimit të tyre. Ligji i Arsimit të Lartë, parashikon në këtë rast, se nëse do të ketë kritere të tilla, ato duhet të propozohen që një vit përpara. “Kritere të veçanta kanë qenë të domosdoshme në komunikimin me aplikantët një vit më parë. Meqenëse të gjitha udhëzimet që kishim ne, nuk e plotësonin këtë kohë ligjore, këtë vit nuk do të aplikohen kritere të tjera të veçanta. Për vitin tjetër, u kemi çuar fakulteteve të sjellin propozimet për mundësi kriteresh të ndryshme, që ata kanë ndër mend të aplikojnë për ta bërë sa më cilësor nivelin e studentëve të tyre” tha rektori Kule. Vendosja e kritereve nga fakultetet do të ishte një mënyrë për t i dhënë fund pakënaqësisë së profesorateve për nivelin e pakënaqshëm të studentëve të viteve të para, do të thoshte njëherësh, më pak vjeshtakë, më pak dyndje dhe mbipopullim të auditoreve dhe ndoshta, më tepër studentë jofitues në shtet. Ndërkohë, universitetet private nga ana e tyre, nuk kanë bërë të ditur zyrtarisht kritere pranimi të specifikuara të studentëve. Javën e ardhshme, sipas burimeve nga Ministra e Arsimit pritet dhe shpallja e fituesve. Ndërkohë, rektori Kule pohoi se janë marrë të gjitha masat, përsa i përket infrastrukturës dhe pedagogëve për fillimin me rregull të vitit të ri akademik.
Ky lajm është publikuar: 04/09/2008