Shqipëria një pozicion më poshtë
Autori i Lajmit: red.
Është shpallur dje, në faqen zyrtare të FIFA-s, renditja e skuadrave përfaqësuese për muajin shtator, ku Shqipëria renditet e 102-ta në këtë renditje, duke humbur kështu një pozicion dhe 7 pikë nga renditja e muajit gusht. Në këtë rezultat ka ndikuar mjaft skualifikimi që ka pasur FSHF-ja këto muaj dhe miqësorja e vetme e zhvilluar në muajin gusht ndaj një kundërshtari modest si Lihtenshtejni. Rezultatin më të mirë Shqipëria e ka arritur në gusht të 2006 kur renditej e 62-ta, ndërsa rezultatin më të ulët e ka pasur në gusht të 1997 kur renditej në vendin e 124-t. Në krye të këtij klasifikimi renditen sërish kampionët e Evropës, Spanja. Në vendin e dytë dhe të tretë është bërë një rrokadë mes Italisë dhe Gjermanisë, ku këto të fundit kanë zbritur në vendin e tretë. Deri në vendin e nëntë renditja është e pandryshuar nga muaji i kaluar. Nga vendi i 4-t deri në të 9-in ndodhen ekipet e Holandës, Kroacisë, Brazilit, Argjentinës, Çekisë dhe Portugalisë. Kundërshtarët e tjerë të Shqipërisë në eleminatoret e Botërorit Afrika e Jugut 2010 renditen më poshtë. Suedia renditet në vendin e 31-të, Danimarka në vendin e 36-të, Hungaria në vendin e 50-të. Vetëm Malta, në vendin e 133, renditet më poshtë se përfaqësuesja shqiptare.
Ky lajm është publikuar: 04/09/2008