Kosovë–Mal i Zi, bashkëpunim në sistemin e drejtësisë
PRISHTINË-Me ftesë të zv/kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë të Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, sot po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, kryetarja e Gjykatës Supreme, njëherësh kryetare e Këshillit Gjyqësor të Malit të Zi, Vesna Medenica.
Burime zyrtare nga Ministria e Drejtësisë bënë të ditur se në takimin e zhvilluar në mes të ministrit Kuçi dhe kryetares Medenica, u bisedua për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi, në fushat e sistemit të drejtësisë, me theks të veçantë në fushën gjyqësore.
Me këtë rast, ministri Kuçi tha së bashkëpunimi dhe përvojat e mira të sistemit të drejtësisë së Malit të Zi, do të jenë të mirëseardhura për Kosovën.
Ndërsa, kryetarja Medenica tha së bashkëpunimi i mirë në fushat e sistemit të drejtësisë, është i dobishëm në eliminimin e sfidave gjyqësore për të dyja vendet.
Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që edukimi i mirëfilltë i gjyqtarëve, është i rëndësisë së veçantë në krijimin e një sistemi funksional të drejtësisë.
(d.b/BalkanWeb)