E Diel, 1 Nëntor 2026

Do të rishtypet monedha metalike shqiptare me prerje 10 lekë

Autori i Lajmit: red.
Banka e Shqipërisë, ka përgatitur projektin ”Për rishtypjen e monedhës metalike shqiptare me kurs ligjor, me prerje 10 lekë”. Burime nga Banka Qendrore, bënë të ditur se zbatimi i këtij projekti pritet fillojë në muajin e parë të këtij viti. Ndërkohë, BSH-ja, mbështetur në ligjin “Për Bankën e Shqipërisë”, në pikën "Për hedhjen në qarkullim të prerjeve të reja të kartmonedhave dhe monedhave kombëtare e për tërheqjen nga qarkullimi të parasë", po vazhdon punën për tërheqjen nga qarkullimi të disa kartmonedhave. Sipas BSH-së, nga qarkullimi po tërhiqen, kartmonedha të prerjes 100 lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i "Luftëtarit Kombëtar"; kartmonedha e prerjes 100 lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i "Fan S. Noli" dhe kartmonedha të prerjes 200 lekë, emetim i viteve 1992,1994 dhe 1996, imazhi i "Ismail Qemalit". Tërheqja e plotë nga qarkullimi do të vazhdojë deri më 31.12.2010 dhe do të bëhet në dy faza.

Ky lajm është publikuar: 10/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›