E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali humbet turpërisht në javën e 13-të, duke u thelluar në krizë

Madrid - Java e 13-të do të rezultonte përsëri e dhimbshme për Realin e Madridit, i cili mori një tjetër goditje këtë javë në transfertën e Getafes. Madrilenët dolën nga fusha me kokën poshtë, pas humbjes 1-3. E kundërta ndodh me rivalët e tyre direkt për titullin, katalanasit, të cilët fituan pa shumë vështirësi në një ndeshje të “vështirë” me Seviljan.

Një tripletë do t’i mjaftonte Barcelonës për të shuar çdo shpresë të skuadrave që e ndjekin nga pas në tabelë. Vilareali fitoi këtë javë në transfertë me Rekreativon 1-2, duke bërë autokritikë për humjen e turpshme në javën paraardhëse.

Valencia fitoi 3-2 me mjaft vështirësi në ndeshjen me Betisin. Fitore bindëse 4-1 arriti skuadra e Atletikos së Madridit në përballjen e “Vinsente Kalderonit” me Santanderin.

Më poshtë do të paraqesim rezultatet dhe klasifikimin pas javës së 13-të në Temporadën spanjolle.

Rezultatet

Getafe 3 - 1 Real Madrid
Sevilja 0 - 3 Barcelona
Almeria 0 - 1 Deportivo
Atletik Bilbao 2 - 0 Numancia
Espanjol 0 - 1 Sporting Gijon
Malaga 4 - 2 Osasuna
Rekreativo 1 - 2 Vilareal
Valadolid 3 - 0 Majorka
Valencia 3 - 2 Real Betis
Atletiko Madrid 4 - 1 Santander

Renditja

1. Barcelona 32
2. Vilareal 28
3. Valencia 27
4. Real Madrid 26
5. Sevilja 24
6. Atletiko M. 21
7. Deportivo 21
8. Valadolid 19
9. Malaga 18
10. Gijon 18
11. Betis 17
12. Getafe 17
13. Santander 15
14. Almeria 15
15. Majorka 13
16. Atletik B. 12
17. Espanjol 12
18. Numansia 11
19. Osasuna 8
20. Rekreativo 7

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›