Starova: “Na ndëshkuan gabimet fatale”

"Na ndëshkoi një gabim fatal në mbrojte në të parin rast që Dinamo kishte krijuar deri në atë moment". Ky është konkluzioni i trajnerit të Besës, Sulejman Starova pas humbjes 2-0 me Dinamon. "Nuk arritëm të shfrytëzonim mundësitë që na u krijuan në pjesën e parë, duke marrë masa për të mos lejuar kundërsulmin dhe duke bërë presion. Dinamo luante me shumë forca prapa dhe shfrytëzonte sulmin. Pas golit skuadra nuk arriti të reagonte dhe për mungesën e përgatitjes të lojtarëve që i janë bashkuar skuadrës në momentet e fundit".