E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizja për shami

Lëvizja Vetëvendosje, para disa ditësh, i kishte premtuar Partisë së Drejtësisë se do ta përkrahte propozimin e saj për futjen e lëndës së mësim-besimit dhe bartjen e shamive në shkollat publike. Por, premtimin nuk arriti ta çojë deri në fund. Grupi Parlamentar i Lëvizjes ishte i ndarë për këtë çështje. Në këtë situatë, Albin Kurti, megjithatë, ia bëri një shërbim Ferid Aganit- iku nga debati dhe votimi. Nga Jeton Musliu më 01 shtator 2011 në ora 07:34

Praktika amerikane e lobimit duket se ka nisur edhe në Kuvendin e Kosovës.
Deputetë të Partisë së Drejtësisë kanë takuar kolegët e tyre nga Lëvizja Vetëvendosje, duke lobuar tek ata që të votojnë pro amendamenteve për futjen e mësim-besimit dhe shamive në shkollat publike.

Kjo ka ndodhur brenda ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, disa ditë para mbajtjes së seancës së 29 gushtit.

Përveç kësaj, dy deputetët e PD’së, Jeton Svirca e Gëzim Kelmendi, i kanë kërkuar Liburn Aliut nga Vetëvendosja, që anëtari i tyre në Komisionin për Arsim, të mos kundërshtojë futjen e këtyre dy neneve në Projektligjin për arsimin parauniversitar, i cili nga deputetët duhej të votohej të hënën që shkoi.

Kjo ka bërë që Afrim Kasolli, përfaqësues në këtë komision nga Lëvizja Vetëvendosje, thjesht të abstenojë.

Ky abstenim është pasqyruar edhe ditën e mbajtjes së seancës, kur Vetëvendosja doli nga salla pak para se amendamentet të hidheshin në votim. Vetëvendosja ndoshta edhe do të votonte për futjen e mësim-besimit në shkollat publike, sikur të mos vëreheshin përplasjet brenda deputetëve të kësaj force politike opozitare.

Kjo tashmë shihet edhe me deklarimet e tyre publike, ku deputetë si Alma Lama janë kundër, ndërkohë që shefi i Grupit parlamentar, Visar Ymeri, publikisht përkrah iniciativën e PD-së.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›