E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohet pak numri i të papunëve në Gjermani

Nga Express më 31 gusht 2011 në ora 22:30

Gjendja në tregun gjerman të punës ka mbetur gati e njëjtë krahasur me një muaj më parë.

Në gusht ka pasur zyrtarisht rreth dy milionë e 945.000 të papunë të regjistruar, që do të thotë 5.000 më shumë se në korrik, por 238.000 më pak se një vit më parë. Këto të dhëna u bënë publike nga Agjencia Federale për Punë me seli në Nuremberg.

Kuota e përgjithshme e papunësisë në Gjermani mbetet në nivelin prej 7 %. Shefi i kësaj Zyre Frank-Jürgen Weise tha se rritja ekonomike në Gjermani ka humbur në dinamikë. Megjithatë ka vazhduar trendi i zhvillimeve pozitive. /dw/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›