E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot vendimtarjaGana me Australinë

JOHANESBURG-Australia dhe Gana përplasen sot në orën 16.00 në Rustenburg, në një ndeshje vendimtare për fatet e tyre në këtë Kupë Bote. Humbja 4-0 me Gjermaninë e ka vënë në një pozicion të vështirë skuadrën e Kangurëve, që sot ka nevojë patjetër për një fitore për të shpresuar në kalimin e grupit, ashtu si në vitin 2006. Trajneri Pim Verbek vlerësoi skuadrën ganeze si tepër të fortë fizikisht, por është shprehur se pret nga skuadra e tij një reagim pas asaj humbje dëshpëruese në ndeshjen e parë.
Në krahun tjetër, kombëtarja e Ganës do të jetë thuajse e kualifikuar për në turin tjetër në rast se do të fitojë përballjen e sotme. Ganezët kanë 3 pikë pas fitores me Serbinë, ndeshje ku treguan një përgatitje të lartë fizike. Kombëtarja afrikane vjen në këtë Botëror me shumë futbollistë të rinj, pasi baza e ekipit është skuadra e 20 vjeçarëve që fitoi një vit më parë kampionatin botëror për këtë moshë. Trajneri i Ganës Rajevac beson se edhe këtë herë skuadra e tij do të dijë të marrë 3 pikët, por pranon se Australia nuk është aq e dobët, pavarësisht humbjes 4-0 në ndeshjen me Gjermaninë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›