Holande-Japoni 1:0Sneijder i jep fitoren "tulipanëve"
JOHANESBURG- Holanda ka bërë një hap të sigurt drejt kualifikimit, duke fituar 3-0 me Japoninë në ndeshjen e dytë të grupit E. Një supergol i shënuar nga Uesli Shnajder në fillimin e pjesës së dytë i ka dhënë fitoren skuadrës së drejtuar nga Bert Van Marvijk. Stadiumi i Durbanit ka qenë i mbuluar nga ngjyrat portokalli në këtë takim, megjithatë spektakli i zakonshëm i holandezëve ka munguar, ashtu si në ndeshjen e parë ndaj Danimarkës.
Tulipanët kanë kontrolluar ndeshjen falë qarkullimit të madh të topit, megjithatë përpara portës rastet kanë munguar, sidomos në pjesën e parë. Ndërkohë, Holandës i mjaftuan vetëm 8 minuta presion në fillimin e të dytës për të gjetur golin e avantazhit. Uesli Shnajder goditi fuqishëm nga hyrja e zonës dhe portieri japonez ka grushtuar keq, duke bërë që topi të përfundojë në rrjetë. Më pas aziatikët u hodhën në sulm dhe rrezikuan në disa momente, por porta e Stekelenburg ka mbetur e paprekur.
Pak minuta para përfundimit Afelaj ka patur dy shanse të arta për të dyfishuar, por është treguar i pasaktë. Ndërkohë, japonezët mund të kishin barazuar në minutën e fundit, por sulmuesi Okazaki goditi lart vetëm me portierin holandez. Me këtë fitore, Holanda u ngjit në kuotën e 6 pikëve në grup, duke e kthyer kualifikimin vetëm në një formalitet. Edhe në këtë takim Arjen Roben nuk u aktivizua, por ekipi Van Marvijk ka treguar se di të fitojë edhe pa të.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rezultatet live ne faqen e FIFA-s Me Danezët, Kamerun kërkon sot pikët e para