Leku zhvlerësohet ndajvalutave, priten pasojanë ekonomi
TIRANE- Kjo javë nuk ka qenë e mbarë për monedhën kombëtare. Leku shqiptar ëhstë zhvlerësuar më tej kundrejt valutave të forta. Sipas kursit të këmbimit të bankës së shqipërisë, dollari shkëmbehet me 110.5 lekë, ndërsa euro ruan kuotën e 136.7 lekëve.
Zhvlerësimit i monedhës kombëtare vijon tashmë prej shumë muajsh dhe është pasojë kryesisht e mungesës së valutës në treg. Rënia e kostos së monedhës kombëtare rëndon klientët e bankave që kanë marrë kredi në euro e dollar dhe të ardhurat i kanë në lekë, pasi ata do të paguajnë më shumë, pasi normës së interesit i shtohet edhe kosto e transaksionit. Pasojat e zhvlerësimit të lekut do të ndihen edhe në tregti, pasi pritet rritje e importeve dhe rrjedhimisht, edhe e çmimeve në treg.
Zhvlerësimi i monedhës sonë ka nisur që në fillim të vitit 2009 dhe kjo është një ndër pasojat e krizës financiare globale. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, monedha kombëtare, leku është zhvlerësuar gjatë këtij viti me rreth 11 për qind.
(e.n/BalkanWeb)