Kur golat nuk mjaftojnëbomberat e Botërorit në stol
JOHANESBURG-Duket se kohërat kanë ndryshuar. Tani, të shënosh 30 gola në kampionat duket se nuk vlejnë më për të të siguruar një vend titullari në ekipin kombëtar. Në këtë Kupë Bote është pikërisht kjo tendenca.
Analiza nis nga Italia. Në ndeshjen e parë, ndaj Paraguajt Lipi hodhi në fushë Xhilardinon e Iakuintë, dy “besnikë” të tij, por që së bashku kanë shënuar vetëm 10 gola. Ndërkohë, kryegolshënuesi i Serisë A, Antonio Di Natale, autor i 29 golave me Udinezen e tij, është i detyruar t’i shohë shokët e skuadrës nga pankina. E njëjta gjë edhe për Pacinin, që udhëhoqi Sampdorian drejt Champions League me 19 gola.
Por, nëse sheh klasifikimin e bomberave, ajo e Argjentinës merr përmasa të një skandali: Diego Milito! Ok, Higuain luan me Realin dhe shënoi tre gola ndaj Koresë së Jugut, por sulmuesi i Interit ishte ai që shënoi golat më decizivë në sezonin që sapo u mbyll. Shënoi në finalen e Kupës së Italisë ndaj Romës, shënoi golin e fitores ndaj Sienës dhe në fund dopietën në finale të Champions League. Milito tek Argjentina e Maradonës është rezervë e dytë, duke qëndruar madje pas Serxhio Agueros. Por, Maradonës i jep të drejtë fakti se “El Pipita” Higuain të paktën ka shënuar.
Ndonjë problem mund të shohësh ndërkohë te Anglia e Fabio Kapelos, sidomos pas zhgënjimeve në dy ndeshjet e para. Uejn Runi, kryegolshënuesi i Premier Ligës, nuk është më ai i pari pas dëmtimit të keq në kavilje. Megjithatë, vlera e tij mbetet e padiskutueshme. Por, çudia qëndron te dyshja Heski-Krauç. Një çudi kur sheh se futbollistë si Bent e Defoe kanë shënuar së bashku 42 gola. Mistere të futbollit, por në rast të një eliminimi të bujshëm të Anglisë, Fabio Kapelo do të ishte në qendër të ciklonit.
Ndërkohë, ajo që çudit më shumë janë bomberat e Bundesligës. Gjermania nuk ka zhgënjyer gjithsesi, përpos humbjes me Serbinë, por në këtë ndeshje Podolski tregoi limitet e tij. Por, Joakim Lëv për të mos qëndruar prapa kolegëve të tij, lë në stol sulmuesin e Bajer Leverkusen Stefan Kisling, autor i 21 golave në kampionat: më shumë se Klose, Podolski, Gomez dhe Myler të marrë së bashku. Pa harruar këtu Kevin Kuranji, që realizoi 18 gola në sezonin që sapo u mbyll. Një tjetër diskutim duket te Franca. Dobësia e sulmuesve nuk ka goditur vetëm kombëtaren, por edhe kampionatin, pasi të gjesh në Ligue 1 sulmues me një shifër dyshe, duket e vështirë. “Gjelat” kanë pak bombera, ndërsa me “perëndimin” e Henri, e ardhmja duket ende më e errët.
Pra, të shënosh shumë gola është një gjë e bukur për një sulmues, që jeton për të tundur rrjetat dhe për t’u ekzaltuar, por në një Kupë Bote duket se kjo nuk mjafton. Ndoshta për shkak të fiksimeve të trajnerëve, ndoshta edhe për mungesën e një logjike pragmatiste. Por, dihet, në një Kupë Bote shpesh është e rëndësishme edhe të marrësh pjesë...
(d.b/BalkanWeb)