E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, tjetër rastme ethe hemoragjike

KUKES-Një rast tjetër me ethet hemoragjike është evidentuar në vendin tonë. Një grua nga Kukësi është trasnportuar me urgjencë në Qëndrën Spitalore Universitare në Tiranë (QSUT) për shkak të gjendjes së rënduar. Mjekët dyshojnë se bëhet fjalë për ethet hemoragjike, sëmundje nga e cila pak ditë më parë gjeti vdekjen një person i kësaj zone. Mësohet se pacientja e sotme është e afërme e viktimës. Në QSUT ekipi i mjekëve ka marrë nën kontroll pacienten dhe po përpiqen ti shpëtojnë jetën.

Pak ditë më parë Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili se QSUT ndodhet në gatishmëri ndaj cdo rasti të dyshimtë me ethet hemoragjike.

Gjatë muajit Qershor, rishfaqja e etheve hemoragjike ka shkaktuar panik tek banorët e Kukësit dhe të Hasit, vecanërisht tek të afërmit e të prekurve. Sipas mjekëve të spitalit rajonal të Kukësit, gjatë 2 javëve të para të Qershorit ka patur 9 raste, mes tyre dhe një fëmijë ndërkohë që një grua nga Hasi ka humbur jetë në spitalin e Prishtinës pasi sëmundja kishte avancuar së tepërmi.

Sipas specialistëve, shenjat e para të sëmundjes, janë temperatura e lartë dhe hemoragjia e njëherëshme në disa organe të trupit.
Mjekët bëjnë të ditur se epidemia përhapet me anë të një rriqne e cila është një kafshë e vogël që jeton kryesisht në zonat malore të ulëta dhe që ushqehet me gjakun e kafshëve të pyllit.
Në rast kontakti me njeriun, kjo kafshë bën infektimin e gjakut me virusin e sëmundjes e cila nëse nuk kurohet në kohën e fuhdut është vdekjeprurëse

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›