Haga gati raportin për Serbinë
HAGE-Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës, Serge Brammertz, do të bëjë publik të enjten një raport për nivelin e bashkëpunimit të Serbisë me këtë gjykatë.
Raporti, që do t'i paraqitet Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të jetë përcaktues për hapat që mund të hidhen për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
Mendohet se në këtë raport zoti Brammertz do të shprehë kënaqësinë e tij me bashkëpunimin e Serbisë dhe, njëkohësisht, do t'i kujtojë Beogradit se duhet të vazhdojë përpjekjet për të kapur dy personat e fundit që akuzohen për krime lufte dhe që po i fshihen drejtësisë.
Përfundimet e nxjerra nga zoti Brammertz janë jetike për objektivin e Serbisë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Vlerësimet e mëparshme të nivelit të bashkëpunimit të Serbisë me Gjykatën e Hagës kanë qenë të përziera. Ato kanë nxjerrë në pah përmirësimin e bashkëpunimit por, njëkohësisht, kanë theksuar edhe mangësitë në disa fusha.
Holanda e bllokoi procesin e integrimit të Serbisë në BE vitin e kaluar, duke vënë si kusht arrestimin e personave që kërkohen nga Haga.
Megjithatë, një raport pozitiv i kryeprokurorit të Gjykatës së Hagës mund ta bindë qeverinë holandeze që ta zbusë qëndrimin e saj, duke filluar nga takimi i ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian javën e ardhshme.
Kjo mund ta inkurajojë Serbinë të paraqesë kërkesën zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian brenda këtij viti.
Raporti i sotëm do të përcaktojë nëse mund të mbahet ritmi në këtë proces.
(d.b/BBC/BalkanWeb)