Haga, jo kërkesës së Karaxhiçit për imunitet

Komisioni i Apelit në Gjykatën e OKB-së për krime të luftës hodhi poshtë pretendimet e ish-udhëheqësit të serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç për imunitet nga ndjekja penale. Gjykata e Hagës tha se imuniteti për Karaxhiçin, do të ishte në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Karaxhiç pretendon se i dërguari amerikan për paqe Richard Holbrooke kishte rënë dakord për një marrëveshje që i jepte imunitet ndaj gjykimit ish-udhëheqësit serb nëse ai tërhiqej nga jeta publike. Ambasadori Holbrooke ka mohuar se ka bërë një marrëveshje të tillë. Por gjykata e Hagës i dha urdhër prokurorisë që t'i japë Karaxhiçit çdo dokument nga takimi me Holbrooken në vitin 1996, përfshirë proces-verbalet e ndonjë bisede rreth çështjes së imunitetit.