E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njohja e Kosovës, Ahtisari:I zhgënjyer nga vendet e BE-së

Jam i zhgënjyer që disa nga vendet anëtare nuk e kanë njohur Kosovën. Shpresoj se disa prej tyre do ta bëjnë këtë herët a vonë. Por kjo ka patur gjithashtu një efekt negativ në procesin e zgjerimit të BE-së dhe kjo për mua është shumë më shqetësuese. Kështu është shprehur Marti Ahtisari, ish president i Finlandës dhe ndërmjetësi ndërkombëtar mes Prishtinës dhe Beogradit në një intervistë për Zërin e Amerikës. Sipas tij fakti që afro 60 vende e kanë njohur Kosovën është shenjë e mirë dhe ato përbëjnë 60-70% të ekonomisë botërore dhe ky proces do të shpejtohet dhe shpreson që edhe vendet e botës islamike do të fillojnë ta njohin Kosovën. Ai gjithashtu shtoi se do të ketë negociata mes Prishtinës dhe Beogradit këto negociata nuk mund të jenë për çështjen e statusit. "Gjithnjë ka çështje që fqinjët mund të diskutojnë, për shembull, si të përmirësohet kontrolli i kufirit, por jo për statusin. Statusi nuk është në rend të ditës" ka theksuar Ahtisari.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›