E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefer: Maqedonia në NATO, pas zgjidhjes së emrit

Bruksel-Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hoop Scheffer deklaroi se NATO-ja do ta ripërtërijë ftesën për anëtarësim të Maqedonisë, por duke nënvizuar se kjo ftesë do të bëhet pas gjendjes së një zgjidhje për çështjen e emrit midis Athinës dhe Shkupit. "E përshëndesim mënyrën në të cilën u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe lokale në Ish-republikën jugosllavisë të Maqedonisë, që sipas OSBE-së ishin organizuar mirë dhe u zbatuan në mënyrë pozitive dhe të qetë. Këto zgjedhje treguan se si vend i cili ka bërë përpjekje që të marrë anëtarësim në NATO, IRJM arriti një përparim real në arritjen e standardeve të larta demokratike të Aleancës”-tha Shefer.

Ai ka shprehur kënaqësi për atë që presidenti i sapozgjedhur Gjorge Ivanov publikoi se si prioritet do ta ketë zgjidhjen e kontestit për emrin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›