Haga liron Gotovinen dhe Markac
Gjeneralët kroatë Ante Gotovina dhe Mladen Markaç te akuzuar për krime mizore gjate shpërbërjes se Jugosllavisë deri ne 1991. gjyqtaret e apelit urdhëruan lirimin e tyre.
Gen Gotovina u dënua me 24 vjet burg në vitin 2011 për vrasjen e qindra serbëve etnikë në një operacion për të rimarrë rajonin e Krajinës së Kroacisë. Mladen Markaç u burgos për 18 vjet. Të dy burrat vitin e kaluar u denuan për vrasje, persekutim dhe plaçkitje. Gjyqtarët me pas vendosen se ata ishin pjesë e një komploti kriminal i udhëhequr nga presidenti kroat. Zyrtarët Gjykates thane se se prokurorët nuk do të apelojë kundër vendimit, duke e përshkruar atë si "të formës së prerë". Te pandehuri nuk treguan asnje emocion në gjykatë, por përkrahësit e tyre përqafuan njëri-tjetrin dhe duartrokitën pas aktgjykimit. Në sheshin kryesor të Zagrebit, me mijëra njerëz shpërthyen në duartrokitje.
Rreth 200.000 serbë etnikë u dëbuan nga Kroacia në vitin 1995 dhe të paktën 150 u vranë në një sulm ushtarak I njohur si Operacioni Stuhia. Operacioni për të rimarrë rajonin e Krajines e cila kishte qenë nën kontrollin e Serbisë që nga fillimi i luftës në vitin 1991 ishte urdhëruar nga kreu kroat . Pasojat e luftës jane çështje kyçe si në politikën e brendshme të Kroacisë ashtu dhe marrëdhëniet e saj të jashtme.