Kancelarja gjermane Angela Merkel ne Moske

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mbërritur në Moskë, ku do të takohet me presidentin, Vladimir Putin. Sekretari për shtyp i këtij të fundit, Dmitri Peskov tha se gjatë kësaj vizite, presidenti rus do të përmendë çështjen e legjislacionit evropian që ndikon negativisht në interesat e Rusisë.
Peskov shtoi se një gjë e tillë nënkupton bisedime rreth "Paketës së tretë të Energjisë" të Bashkimit Evropian, e cila zbaton "ndarjen".
Gazpromi rus e kundërshton këtë kërkesë për "ndarje", duke kërkuar një dallim në prodhim, transport dhe shitje të furnizimeve të energjisë. Gjermania tërheq 30 për qind të naftës së saj dhe 40 përqind e gazit të saj natyror nga Rusia.
Udhëtimi planifikuar Merkelit u parapri javën e kaluar nga një rezolutë në Bundestag, që ngriti 17 kërkesa, duke përfshirë se Rusia përkrah normat evropiane mbi të drejtat e njeriut dhe demokracinë
Merkel dhe Putin gjithashtu pritet të diskutojnë rreth problemeve në Siri, Izrael dhe Gaza, si dhe rreth problemit bërthamor të Iranit.