E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deri më 2020, të pasur një e pesta e kinezëve

Deri në vitin 2020, njëzet përqind e popullatës kineze do të jenë aq të pasur sa të mund të quhen pasanikë, tregoi një hulumtim i kompanisë konsulente Boston Consulting Group (BCG).

Besohet se deri atëherë 280 milionë kinezë do të përbëjnë klasën e mesme të Kinës, dhe se fuqi e tyre blerëse do të arrijë në 3.1 bilionë (pra, jo miliardë) dollarë në vit, respektivisht afro pesë përqind e konsumit të përgjithshëm botëror, sqaron BCG.

Ndryshe, BCG si njerëz të pasur i rangon ata që për një vit disponojnë me të hyra prej 20,000 deri në një milion dollarë për një familje. Deri në vitin 2020 konsumi i këtij grupi njerëzish në Kinë do të jetë pothuajse me njëjtë me konsumin e gjithëmbarshëm të Japonisë brenda po atij viti, gjegjësisht 128 përqind më i lartë në krahasim me Gjermaninë dhe tri herë më i lartë se ai në Korenë Jugore, thekson BCG.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›