E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutohen dy shqiptare ne Itali

Në rajonin e Abiategrasos në Itali janë ekzekutuar me armë zjarri dy shtetas shqiptarë Ndue Bruka 51 vjec, dhe nipi i tij Alban Medha 27 vjec. Në momentin e vrasjes ata ishin duke zbritur nga bicikleta pranë banesës dhe nuk e kanë kuptuar atë që po ndodhte. Vrasësit kanë qëlluar të paktën gjashtë herë, duke i lënë të vdekur në vend. Ndërhyrja e shpejtë është përpjekur t’i shpëtojë por gjendja e tyre ishte dëshpëruese. Dëshmitarët okularë flasin për dy vrasës në një motor. Policia italiane ka nisur menjëherë hetimet, dhe pista e parë duket të jetë ajo e larjes së hesapeve pasi të dy viktimat kishin precedentë të vegjël penalë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›