E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haga pranon kërkesën e Kroacisë

Gjykata e Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi të dëgjojë akuzat e Kroacisë ndaj Serbisë për genocid dhe spastrim etnik gjatë luftës serbo-kroate të viteve 1992-95. Luftë kjo që sipas burimeve kroate shkaktoi vdekjen e më shumë se 20 mijë personave dhe zhvendosjen e mijërave të tjerëve. Trupi gjykues doli në përfundimin se Gjykata e Hagës ka juridiksionin e hapjes së kësaj çështje, gjë që është kundërshtuar nga Serbia. Gjykatësja Rosalin Higins tha se 10 nga 17 gjyqtarët votuan kundër sfidës së Serbisë për fuqinë ligjore të gjykatës lidhur me krimet e kryera gjatë luftës kroate në fillim të viteve 1990. "Gjykata ka juridiksionin të marrë në shqyrtim kërkesën e Kroacisë', theksoi Rosalyn Higgins. Ky është vetëm rasti I dytë, kur në peshoren e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të vendoset akuza e genocidit dhe spastrimit etnik. Megjithëse vendimin për pranimin e kërkesës kroate, 17 ende nuk ka asnjë datë për dëgjimin e pretendimeve kroate. Akuzat e Kroacisë u formalizuan në vitin 1999, dhe sipas tyre bazohen në të dhënat për torurat, zhvedosjet dhe shkatërrimin e pronave. Por nga ana tjetër, Beogradi zyrtar argumenton se në kohën kur u ngritën akuzat e Kroacisë, Serbia ishte ende një Serbia ishte ende pjesë e një shteti federal,që nuk ishte anëtar i OKB-së apo nënshkruese e ndonjë konvente për ndalimin e gjenocidit. Në këtë linjë, ministrja serbe e Drejtësisë, Snezana Malovic tha se vendi Beogradi po i konsideron të gjitha mundësitë , duke përfshirë edhe atë të një marrëveshje jashtë ambienteve të Gjykatës. Malovic tha se shpresonte që vendimi i gjykatës së Hagës të shkojë në favor të Serbisë. Ndërsa mijëra kilomera larg, mijëra kroatë ishin në Vukovar, një qytet në lindje të Kroacisë për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtuese të 17-vjetorit të pushtimit të qytetit nga forcat jugosllave dhe serbe. ''Nëse nuk do të kishte pasur mbrojtje heroike në Vukovar, historia do të ishte shkruar ndryshe sot'', deklaroi kryeministri kroat, Ivo Sanader.
Pas një ceremonie zyrtare në oborrin e spitalit qëndror që u kujdes gjatë pushtimit për 3 400 të plagosur, një kolonë e gjatë u formua në rrugët e qytetit dhe u nis drejt memorialit
kushtuar viktimave të luftës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›