Trichet:Banka Qëndrore Europiane, e gatshme të ulë taksat
Presidenti i Bankës Qëndrore Evropiane, Jean-Claude Trichet ka deklaruar se duhet që politika të jetë pragmatike dhe t'i referohet më shumë realitetit.
Sipas tij, për të mos u ndjerë pasojat e krizës financiare globale në ekonomine reale, do të duhet edhe të uleshin taksat. "Duhet të jemi pragmatik dhe t'i përmbahemi sa më prane fakteve dhe shifrave", tha Trichet.
"Banka Qendrore Evropiane është e gatshme edhe të ulë taksat nëse kjo do të ishte e nevojshme", shtoi kreu i BQE-së.