E Diel, 1 Nëntor 2026

Haga shpall Haxhiun fajtor, gjobitet 7 mijë euro



Gazetari kosovar Baton Haxhiu është deklaruar fajtor nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës dhe i detyrohet kësaj gjykate 7.000 euro.
Ai u shpall fajtor për publikimin e emrit të një dëshmitari
të mbrojtur në procesin Haradinaj dhe akuza ishte “mospërfillje e Gjykatës dhe rrezikim i sigurisë së dëshmitarit dhe familjes së tij”. Gjatë mbrojtjes së tij Haxhiu deklaroi se ishte i pafajshëm dhe se identiteti i dëshmitarit ka qenë i ditur. Dënimi maksimal për shpërfillje të kësaj gjykate ishtë 7 vjet burg ose 100.000 euro. Prokuroria kishte propozuar një dënim prej 15.000 eurosh por trupi gjykues mori parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese ndaj Haxhiut, dhe e shpalli fajtor për shpërfillje të Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Hagës duke e dënuar me 7000 euro. Procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit të Kulturës, Astrit Haraçia dhe gazetarit Bajrush Morina të cilët akuzohen për shpërfillje të Gjykatës, presion dhe rrezikim të dëshmitarëve të mbrojtur, pritet të fillojë më vonë.

25 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›