E Shtunë, 31 Tetor 2026

Will Smith, aktori më i pasur i Hollivudit



Will Smith është aktori më i pasur i Hollivudit. Sipas revistës “Forbes” Smith rezulton aktori më i paguar me 80 milionë dollarë të fituar në periudhën qershor 2007 – qershor 2008. Në krye të klasifikimit, së bashku me Smith, janë edhe Johnny Depp me 72 milionë, Eddie Murphy dhe Mike Meyers që ndajnë medaljen e bronxtë me 55 milionë dollarë. Arsyeja e portofolit të mbushur të Smith mendohet se gjendet tek suksesi i madh i “I am a legend”, film kampion i bazuar në romancën e Richard Matheson. Smith do të jetë sërish në ekranet tonapas një periudhe të shkurtër me një tjetër film në të cilin janë ndërthurur këndshëm aksioni dhe erotizmi. Filmi titullohet “Hancock” dhe aktori i famshëm do të jetë përkrah Charlize Theron. Ndërkohë aktorja më e paguar rezuton të jetë Cameron Diaz. Pasuria e saj, përveç filmave si “Night in Las Vegas”, vjen edhe nga dublimi i realizuar për “Shrek III” në të cilin ajo vjen si princesha Fiona. NË të njëjtin film të animuar morën pjesë edhe Eddie Murphy dhe Mike Meyers. Aktorët e nivelit të Leonardo Di Caprio, Bruce Ëillis dhe Ben Stiller janë përqëndruar në shifra më modeste: në periudhën 1 qershor 2007 – 1 qershor 2008, Di Caprio ka fituar 45 milionë, Ëillis 41 milion dhe Ben Stiller 40 milion dollarë.

Megan Fox: “Skenat me seks? Të tmerrshme”

Të jesh femra më seksi në botë? Kjo është dëshira e çdo vajze përveç Megan Fox! “Më duket acarues ky përcaktim me të cilin më ka vlerësuar revista “FHM”. Ndihem shumë në siket pasi jo gjithmonë mund të jesh në formën e duhur. Përshembull, në filmin tim të fundit “Jennifer’s Body” në të cilin josh meshkuj dhe femra, kam luajtur edhe një skenë shumë pikante seksi përkrah aktorit Jonny Simmons dhe u ndjeva shumë në siklet”. Ylli i kinemasë, u shpall femra më seksi në botë nga “FHM” por mesa duket, nuk është aspak e gëzuar nga ky fakt. Dihet që bukuria mund të jetë avantazh, por mund të krijojë edhe probleme nëse ke vërtet talent. Vajza seksi nuk ndihet mirë me rolin e “sirenës” sensuale duke u ndier në siklet sa herë bëhet fjalë për skena seksi. Filmi i saj i ardhshëm horror “Jennifer's Body”, është shkruar nga Diablo Cody dhe drejtohet nga Karyn Kusama. “Tek-tuk ka disa skena të vogla seksi”,- shpjegon Megan, “Jam një femër që ha meshkuj por më pëlqejnë edhe femrat. Ishte shumë e vështirë kjo eksperiencë dhe aspak zbavitëse. Të mos flasim pastaj për skenën kur bëj dashuri me protagonistin Johnny Simmons. Ana pozitive e gjithë kësaj ishte se shumë shpejt u bëmë miq ehde pse në film m’u desh ta shihja nudo dhe t’i pështyja në gojë. Ishte shumë e frikshme...”. E çuditshme por edhe e vërtetë, edhe bukuroshet e Hollivudit, qajnë ndonjëherë...

Brad Pitt kërcënon fotografët

Aktori Brad Pitt ka kërcënuar fotografët se do të marrë masa igjore kundër çdo publikimi fotosh të familjes së tij në shtëpinë në Francë. Ky hap i Pitt vjen pas xhiros që bënë fotot e familjes së tij në internet gjatë kësaj jave. Këto foto përfshijnë Pitt dhe nënën e re, Angelina Jolie, prindërit e tij dhe fëmijët e tyre duke luajtur në kopshtin e vilës së tyre në Francë. Pitt dhe Jolie kanë zgjedhur të kalojnë verën në Chateau Miraval në Provence (Francë), vend ky që njihet për peisazhin e bukur dhe verën.

Heather Locklear braktis rehabilitimin

Pas trajtimit njëmujor, aktorja Heather Locklear është larguar nga qendra e rehabilitimit. 46-vjeçarja, e cila është regjistruar në qendrën rehabilituese të Arizonës në fund të qershorit, ndjehet më mirë tani pasi ka kaluar katër javë duke u trajtuar për depresion dhe ankth. “Heather ndjehet shumë mirë. Ajo duket shumë e bukur dhe rrezatuese. Është shumë e lumtur dhe e qetë”,- ka thënë një burim i afërt i aktores.

25 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›