Sejdiu, Thaçi dhe Hyseni nisin vizitën në SHBA
Uashington-Krerët e Kosovës, si presidentit Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi bashkë me ministrin e Jashtëm Skënder Hyseni nisin sot vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë ditës, delegacioni kosovarë do të zhvillojë takime me shumë zyrtarë të administratës amerikane. Nesër, delegacioni i lartë shtetëror i Kosovës udhëton për në Nju Jork, ku do të takohet me sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton, si edhe me përfaqësues të disa vendeve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.