E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi:DASH, vlerësoi arritjet në vend

Zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi u shpreh në Kuvend se "arritjet e qeverisë nuk janë nga reforma në letër, por nga rezultatet l luftës antikorrupsion". Gjatë minutave të debatit të lirë parlamentar, zëdhënësi Bumçi iu referua raportit të Departamenti Amerikan të Shtetit (DASH) të vitit 2008 për Shqipërinë, duke u ndalur tek vlerësimet në luftën kundër korrupsionit. Sipas deputetit demokrat në këtë drejtim raporti i referohet konkluzioneve pozitive të Transparency International (TI) për luftën kundër korrupsionit nga ana e qeverisë shqiptare. "Siç vë në dukje dhe DASH, duke cituar TI-në, Shqipëria nuk i arriti këto rezultate për shkak të reformave në letër, por për shkak të luftës kundër korrupsionit, hetimit dhe ndëshkimit të një numri zyrtarësh të lartë, gjë që ka qënë e paimagjinueshme gjatë qeverisjes socialiste", u shpreh Bumçi. "Ju na akuzoni për korrupsion, por nuk ka pasur periudhë qeverisje në Shqipëri ku krimi dhe korrupsioni të jenë luftuar më fort se sot. Nuk ka qeverisje që t'i ketë hequr vetes mbrojtjen e imunitetit dhe të dalë në dritën e diellit, si ka dalë kjo qeveri para shqiptarëve dhe këto janë të vërtetat që na ndajnë ne", tha ai duke iu drejtuar deputetëve të opozitës së

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›