Meta: PS kërkon zgjatjen e krizës. Ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese
Zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem Ilir Meta thote se Partia Socialiste duhet te tregoje vullnet per zgjidhjen, e krizes ne te kundert ajo verteton se eshte i interesuar qe te mos e zgjidhe ngercin politik ne vend. Meta e beri kete deklarates ndersa komentoi kerkesen e Partise Socialiste per fletet e votimit, per te cilat numri dy i mazhorances qeverise thote se selia roze duhet t’i drejtohet gjykatave.
“Dy janë elementët kryesorë që më shtyjnë të mendoj se e gjithë e ashtuquajtura transparencë është vetëm një alibi për të dëmtuar procesin e ardhshëm zgjedhor në Shqipëri dhe jo për ta përmirësuar atë. Fakti që prej kaq kohësh nuk ka asnjë kërkesë nga ana e Partisë Socialiste drejtuar Gjykatës Kushtetuese për çështjen e hapjes të fletëve të votimit dhe të rinumërimit të tyre dhe i vetmi pretekst që ata kishin deri më sot se Komisioni Hetimor Parlamentar ishte miratuar pa prezencën e tyre, tashmë ka rënë, që kur Kryeministri Berisha ka konfirmuar dje por edhe më përpara se është i gatshëm për të punuar, për të formatuar edhe një herë një Komision Hetimor Parlamentar” tha Meta.
Gjate komunikimit me mediat Meta foli edhe per votat pro te LSI-se per dekretet e presidentit per anetaret e gjykates se larte.“Në përgjithësi politika jonë është për të mbështetur dekretet e Presidentit në të gjitha rastet, sepse mendojmë se dekretet e Presidentit janë menduar në mënyrën më të motivuar të mundshme nga institucioni përkatës që e ka këtë kompetencë kushtetuese” tha Meta.
I pyetur per funksionimin e aleances qeverisese mes PD dhe LSI-se, Meta tha se persa i perket qeverise nese ajo funksionon me se mire, porse shtoi ai per ceshtje te ndryshme partia e tij ka edhe qendrime te ndryshme. “Lëvizja Socialiste për Integrim voton në përputhje me bindjet e saj dhe nuk duhet të politizojmë çdo lloj votimi për arsyen shumë të thjeshtë se votimet janë të ndryshme për çështje të ndryshme” tha Meta.
Bledian Koka
< I mëparshmi