E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haga vendos lirimin e përkohshëm të Haradinajt

Tribunali Ndërkombëtar për krime lufte në ish Jugosllavi ka vendosur lirimin e perkohshem te ish kryeministrit te Kosovës Ramush Haradinaj.

Lajmi eshte konfirmuar nga zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kryetar i së cilës është Haradinaj.

Seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër Haradinajt pritet të mbahen më 25 dhe 26 qershor. Në këtë proces janë përfshirë edhe dy bashkëluftëtarët e Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj.

Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Tribunali vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010.

Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj akuzohen për vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›