Vret të dashurin e burrin, e braktis familja

Manjola Dollapaj
Braktiset në paraburgim 31-vjeçarja që vrau bashkëshortin dhe të dashurin në qytetin e Tropojës. Shtetasja Manjola Dollapaj është transferuar drejt paraburgimit në Tiranë, pesë ditë pas krimit të dyfishtë që ndodhi në qytetin verior të Tropojës.
Pas masës së sigurisë në gjykatë ku u vendos që 31-vjeçarja të mbahet në arrest me burg pa afat, djali 1-vjeçar që ajo kishte me shtetasin Eduart Dollapaj, ka mbetur pa nënë e pa baba.
Familjarët e saj por edhe familja e bashkëshortit, e kanë braktisur shtetasen Manjolla Dollapaj. Askush nuk është interesuar për të që pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi në katin e parë të një banese në lagjen Partizani të Tropojës.
Policia thuhet se ka sekuestruar në banesën ku ndodhi vrasja, dy filxhanë kafeje që tregojnë se 31-vjeçarja e kishte mirëpritur shtetasin Kaçanik Gjyriqi i cili u gjet në banesë pas mesnate nga bashkëshorti i të akuzuarve. Eduart Dollapaj u kthye pas mesnate në shtëpi dhe pasi gjeti te dashurin e gruas aty, u vra me 7 plumba nga e shoqja e cila nuk kurseu mv pas as partnerin e saj të cilin e qëlloi me Kallashnikov duke lënë të vdekur në vend. /E.L/