Erdogan pret ndryshime në marrëdhëniet turko-franceze

Kryeministri turk, Recep Tajip Erdogan
Kryeministri turk, Recep Tajip Erdogan bëri të ditur se priste ndryshime në marrëdhëniet turko-franceze pas zgjedhjes së socialistit, François Hollande në zgjedhjet presidenciale franceze.
Ne shpresojmë se periudha e re në Francë do të jetë shumë ndryshe nga ajo e mëparshmja në marrëdhëniet turko-franceze, u tha ai dje në mbrëmje gazetarëve në Ankara para nisjes për një vizitë në Slloveni.
Ai shpresoi se mesazhet populiste të shprehura gjatë fushatës presidenciale franceze të mos reflektohen në praktikë, në politikë. Në një rast të tillë, kjo do të ketë një ndikim negativ për marrëdhëniet mes Turqisë dhe Francës, tha kryeministri Erdogan.
Për Nicolas Sarkozy i cili ka kundërshtuar anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, kryeministri Erdogan tha se ai nuk kishte mundësi tjetër, vetëm të nisej për pushime.
Sarkozy kishte premtuar të mos vazhdonte në politikë. Ai nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. Ai do të niset pa dyshim për pushime, shtoi ai. /Alban news/
Përgatiti: E.L