E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Daçiç nuk ka kërkuar falje për 125 mijë njerëz të vdekur

Ivica Daçiç

Zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe janë përcjellë nga mediate amerikane dhe komentuar atmosferën, duke e quajtur Partinë Socialiste Serbe, trashëgimtare e Sllobodan Millosheviqit, si fituesen më të madhe.

Zgjedhjet serbe janë konsideruar edhe si një referendum mbi të ardhmen e Serbisë në të cilat votuesit u përcaktuan me përqindje se sa janë për lidhje më të thella me Bashkimin Evropian, të tjerë për një politikë që shikon kah lindja dhe marrëdhëniet më të afërta me Rusinë si dhe një forcë e tretë në rritje, nostalgjike për politikën millosheviqiane të tetëdhjetave dhe nëntëdhjetave.

Media në SHBA thotë se lideri i socialistëve, pretendues i kërrigës për kryeministër, Ivica Daçiç, asnjëherë nuk ka kërkuar falje për luftërat në Ballkan në të nëntëdhjetat në të cilat vdiqën të paktën 125 mijë njerëz. /The New York Times/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›