Gjykata Hagës liron Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj
Tribunali i Hagës, ka marrë vendim që ta lirojë Ramush Haradinajn, nga paraburgimi deri në vendimin për aktakuzën ndaj tij. Burime të sigurta kanë bërë të ditur lirimin e tij. RTK citon se është marrë vesh se prokuroria nuk ka bërë ankesë ndaj këtij vendimi.
Procesi i rigjykimit ndaj ish-kryeministri të Kosovës dhe dy bashkëluftëtarëve Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, pritet të përfundoj brenda këtij viti.
Në dhjetor 2011, gjykata e Hagës ua refuzoi avokatëve të Haradinajt një kërkesë për lirimin e përkohshëm të ish-kryeministrit të Kosovës në mënyrë që ai festat e fundvitit ti kalonte në shtëpi.
Gjykata argumentoi se lirimi i të pandehurit mund ti ndikonte dëshmitarët në këtë proces. /RTK/
Përgatiti: E.L