E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turk: Kosova ka shënuar progres pas pavarësisë

Lubjanë -Presidenti slloven, Danillo Turk, gjatë një takimi që ka pasur me gazetarë nga Maqedonia, ka deklaruar se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, atje ka pasur progres. “Është shumë e rëndësishme që atje është vendosur misioni i Evropës EULEX. Ai atje mund të bëjë shumë për Kosovën, në këtë fazë kur vendi ka nevojë për ngritjen de zhvillimin e institucioneve”, ka thënë Turk.

Sipas tij, Kosova duhet të ketë më shumë durim, për sa i takon njohjes së pavarësisë së saj nga shtete të tjera të botës. Turk tha se edhe Sllovenia, para se të pranonte atë pavarësi iu desh një periudhë e caktuar, ngase disa institucione bashkërisht duhej të vendosnin për atë akt që është marrë në bazë të Kushtetutës së vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›