SHBA,Dhoma e përfaqësuesve miraton paketën ekonomike

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka kaluar paketën stimuluese ekonomike me vlerë 800 miliard dollarë të prezantuar nga administrata e re e presidentit Obama. Megjithë përpjekjet e reja të presidentit për të bindur kundërshtarët, republikanët përsëri votuan kundër paketës së tij ekonomike të shpëtimit. Barack Obama dhe demokratët thonë se ligji është i rëndësishëm për rimëkëmbjen ekonomike të Amerikës. Paketa përfshin ulje të taskave, ndihmë për të varfërit dhe të papunët dhe miliarda dollarë për të rindërtuar rrugët dhe përmirësuar spitalet dhe shkollat. Duke reaguar pas votimit, Barack Obama falenderoi Kongresin, por paralajmëroi ndaj kthimit të dallimeve partizane. Ligji tani do të shkojë në Senat për miratim. Por Republikanët i kanë lartë duart me të dhe premtimi i Barack Obamës për një lloj të re politike tani duket më shumë se një ëndërr e dëshiruar.