E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë, Karaxhiç: Dua gjykatës tjetër

Ish – lideri i serbëve të Bosnies, Radovan Karaxhiq i ka kërkuar gjykatës ndërkombëtare të Hagës, të ndërrohet gjykatësi i çështjes. Karaxhiq e ka justifikuar kërkesën e tij me arsyen se gjykatësi Alfons Orie kishte interesa personale në dënimin e tij. Karzhiq përballet tashmë me 11 akuza për krime lufte në lidhje me luftën nëBosnje në vitin 90 dhe genocid.

Pas më shumë se 10 viteve në arrati, Karazhiq u shpreh se gjykatësi i çështjes ka ndikuar edhe herë të tjera në dënimin e figurave serbe, siç ka qenë rasti i ish-kryetarit të parlamentit serb, Mamcilo Krajisnik i cili u dënua me 27 vjet burg. Ish lideri i serbëve të Bosnjës pritet të dalë sërish në gjyq më 29 gusht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›