E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marnhac: TMK e re, shumëkombëshe

Komandanti i Trupave paqeruajtëse në Kosovë, gjenerali Xavier Bout de Marnhac, ka deklaruar për BBC se forca e re e sigurisë në Kosovë, pas transformimit të TMK-së do të jetë një njësi për mbrojtje civile. Marnak tha se kjo forcë do të ketë përgjegjësinë për tu përballur me çdo rast rreziku që mund të kërcënojë Kosovën, por duke shtuar nga ana tjetër se forca e re e sigurisë do të jetë shumëkombëshe ashtu siç pretendojnë, sipas tij, të bëhen edhe institucionet kosovare në të ardhmen. 

Sipas tij strukturat paralele në veri të Kosovës, janë pjesë e mjedisit politik që nuk është stabilizuar ende, dhe me qetësimin e situatës do të kthehet edhe siguria në vend.  Kur flasim për Kosovën- tha De Marnak,  është periudha më e gjatë në të cilën kam kaluar, kur marrim parasysh vitet kur kam qenë zëvendëskomandant dhe pastaj edhe komandant i KFOR-it, por gjithashtu është edhe niveli më i lartë i përgjegjësisë që kam pasur ndonjëherë në përvojën time dhe në situatat në të cilat kam qenë. Është e vështirë të bëhen krahasime kur flitet për një rast si Kosova- përfundoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›