E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë, Mlladic nuk shkon në gjyq: Jam sëmurë

HAGË-Ish-udhëheqësi i ushtrisë serbe në Bonjë, gjenerali Ratko Mlladic deklaron se është shumë i sëmurë për t’u paraqitur në seancën e radhës gjyqësore në Tribunalin e Hagës.

Tribunali publikoi një dokument, të cilin e ka shkruar Mlladic ku shpjegon se është tepër i sëmurë për të qenë në gjendje të marrë pjesë në seancën e së enjtës.
Mirëpo, gjykata nuk dha detaje për sëmundjen e Mlladiqit.

Në një dokument tjetër të mbushur nga një infermiere në qendrën e burgimit të Gjykatës thuhet se Mlladicit “mund t’i nevojitet një periudhë shtesë e pushimit mjekësor”.

69 vjeçari Mlladic përballet me akuzat për gjenocid, krime të luftës kundër popullatës civile dhe planifikimin e aksioneve barbare gjatë luftës në Bosnjë.

(da.bo/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›