Rusia kujton 20 vjetorin e grushtit te deshtuar te shtetit

Rusia po kujton 20 vjetorin e grushtit te deshtuar te shtetit i cili pershpejtoi shperberjen e Bashkimit Sovjetik.
Me 19 gusht te vitit 1991 nje grup i vogel komunistesh te linjes se ashper e vendosen udheheqesin sovjetik Mikhail Gorbacov ne arrest shtepie ne banesen e tij te pushimit ne Krime. Qellimi i tyre ishte qe te bllokonin programin e shefit te Kremlinit per hapje politike dhe reforma ekonomike ku perfshihej dhe autonomi me e madhe per republikat sovjetike.
Brenda pak oreve mijera njerez u mblodhen rreth nderteses se qeverise ne Moske ku presidenti rus Boris Jelcin hipi mbi nje tank per te denoncuar organizatoret e komplotit.
Grushti i shtetit deshtoi tre dite me vone dhe zoti Gorbacov u rikthye ne Moske.
Brenda pak javesh republikat e Estonise Lituanise dhe Letonia u shkeputen nga ish Bashkimi Sovjetik. Ndersa ish Bashkimi Sovjetik u shperbe krejtesisht ne dhjetor te 1991 75 vjet mbas Revolucionit rus qe solli ne pushtet komunistet.