Tjeter termet. Panik ne Fukushima

Fukushima goditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter. Prefektura e Fukushimës e cila nuk ka marrë veten ende nga tërmeti dhe cunami i fuqishëm i 11 marsit, është lëkundur nga goditjet e tërmetit, por që këtë radhë, sipas të dhënave zyrtare, nuk ka shkaktuar dëme të mëdha apo viktima. Një alarm për cunami është hequr menjëherë pasi nuk janë verifikuar dallgë të mëdha.
Gjithsesi, autostradat në zonë janë mbyllyr dhe trenat e shpejtësisë së madhe nuk kanë funksionuar. Autoritetet e shërbimit sizmiologjik kanë dhënë alarmin për një dallgë vetëm 50 cm të lartë, në brigjet e Fukushimës dhe të prefekturës së Miagit, të cilat u dëmtuan rëndë nga cunami i 11 marsit, por alarmi është shfuqizuar 35 minuta më vonë.
Banorët dëshmojnë të tronditur se tërmeti iu ishte dukur shumë i shtrirë në kohë.
Autoritetet janë ende në gatishmëri për goditje të tjera pas asaj të regjistruar 20 km poshtë sipërfaqes së tokës, pasi ka gjurmë të aktivitetit të shtuar sizmik. Tokyo Electric Power njoftoi se nuk ka ndonjë problem me nivelet e rrezatimit në centralin e dëmtuar rëndë të Fukushimës dhe operacionet e ftohjes vazhdonin normalisht.
Tërmeti i 11 marsit ishte i magnitudës 9, më i fuqishmi i regjistruar në Japoni dhe cunami që e pasoi shkaktoi rreth 21 mijë viktima dhe një krizë bërthamore, pasojat e së cilës vazhdojnë të ndjehen në zonën e Fukushimës.